Arkiv-Lajme

Deklaratat e Arvizusë, reagon Ilir Hoxha: “Ishte një “gafë” e qëllimshme. Burra shteti nuk janë ata që vrasin protestues paqësorë”

Postuar në 28 Nëntor, 2014 08:51

Çështja e portreteve ka sjellë edhe reagimin e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilir Hoxha. Përmes një interviste dhënë për gazetën “Dita”, Hoxha i ka kthyer një përgjigje edhe ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, te deklarata e të cilit sheh ndër të tjera edhe arrogancën e përfaqësuesit të një superfuqie. “Mbeta i habitur kur dёgjova ato fjalё nga njё ambasador i akredituar nё Shqipёri! Ishin fjalё qё jo vetёm etika e njё diplomati nuk i lejon, por nё to ndihej edhe prepotenca e pёrfaqësuesit tё njё superfuqie.

Festat e Nëntorit në një logo të vetme

Postuar në 28 Nëntor, 2014 08:00

Kisha Ortodokse ka shpërndarë një urim për festat e nëntorit, festën Kombëtare të Pavarësisë dhe atë të Çlirimit. Ndërkohë që politika vijon të luajë teatrin e festave sipas axhendës së vet, tanimë qesharake, mesazhi i KOASH, vlen qoftë edhe vetëm për logon e përzgjedhur. Me këtë rast edhe “ResPublica” uron të gjithë shqiptarët për Festat e Nëntorit.

 s.z 

Myftiu Naim Tërrnava apel të rinjve në ditën e flamurit dhe të daljes në skenë të UÇK-së: Mos e lëshoni Kosovën

Postuar në 28 Nëntor, 2014 07:51

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Kraishtes në komunën e Lipjanit, ku ishte i ftuar nga një grup të rinjsh. Sipas gazetës “Tribuna” Tërrnava këta të fundit i ka porositur që mos ta lëshojnë vendin dhe të mos shkojnë në vende të huaja.

Ngjela: Hapja e dosjeve, Ramën nuk e lë Meta. Berisha i përdori ish-sigurimsat kur ishte në pushtet

Postuar në 28 Nëntor, 2014 07:33

Spartak Ngjela thotë se dosjet e Sigurimit të Shtetit nuk kanë për tu hapur megjithë deklaratën e kryeministrit Rama. Në një status të postuar në faqen e tij në facebook Ngjela shkruan se Ramën nuk e lë Meta dhe të tijtë për ti hapur dosjet. Ndërsa për Partinë Demokratike ai thotë se në vitin 1992, rreth 75% e lidershipit të saj ishte me dosje. Sipas Ngjelës, Berisha i përdori ish sigurimsat gjatë gjithë kësaj periudhe.

 

L.V

Papa Françesku në Turqi. Në qendër të vëmendjes, të krishterët e Lindjes së Afërme dhe asaj të Mesme

Postuar në 28 Nëntor, 2014 06:19

Radio Vatikani njoftoi në shtegtimin e tij të gjashtë apostolik Papa Françesku nisi sot vizitën e tij treditëshe në Turqi. Ai u takua me presidentin e këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez. “Jam i lumtur që po vizitoj Turqinë, është një vend me bukuri natyrale dhe historike. Është i rëndësishëm dialogu mes vendeve. Pikërisht kur ka dialog dhe mirëkuptim paqja vjen”. Kështu e ka nisur fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Erdogan. Sipas tij edhe lufta kundër terrorizmit arrihet vetëm me tolerancë.

Rama apel qytetarëve: Rastet korruptive, denoncim drejt e te ministri. Precedenti: Berisha vuri një numër telefonik

Postuar në 28 Nëntor, 2014 06:07

Gjatë përurimit tw zyrës së  shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Kryeministri Rama tha se “ofrimi i të gjithë shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit në një sportel të vetëm, synon të luftojë korrupsionin”. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri morën pjesë në përurimin e zyrave të shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Qëndrimi i Delegacionit të BE për miratimin e ligjit për KLSH-në: Lehtëson rrugën për mbështetjen e buxhetit

Postuar në 28 Nëntor, 2014 04:15

Delegacioni i BE në Tiranë ka përshëndetur miratimin e ligjit për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Në qëndrimin e tij Delegacioni thekson se miratimi i këtij ligji krijon lehtësim të rrugës për mbështetjen e buxhetit. “Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Tiranë përshëndet vendimin e djeshëm të Parlamentit shqiptar mbi Ligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Delegacioni i BE-së e përgëzon Parlamentin shqiptar për vendimin e djeshëm për miratimin e Ligjit mbi Kontrollin e Lartë të Shtetit.

R. Xhunga nxjerr “Fletoren e luftës”: Janë dëshmi mbi Luftën II të njerëzve të intervistuar prej saj

Postuar në 28 Nëntor, 2014 03:37

Libri titullohet “Fletorja e luftës”, dhe ka për autore Rudina Xhungën. Më saktë, kjo e fundit sjell një numër dëshmish të të tjerëve dhënë asaj në programin e njohur televiziv “Shqip”, Top-channel. Libri përmban pergjigjet e shume pyetjeve per LANÇ-in, nëpërmjet debatit të dhjetëra emrave te njohur si historianë, dëshmitarë, gazetarë, politikanë dhe artiste. Libri do të shpërndahet FALAS, bashke me gazeten Shqip, diten e shtune, dt 29 nëntor. Si nje dhuratë për 70 vjetorin. 

Festat kombëtare, politika sërish e përçarë. Nishani, Meta e Rama në Vlorë për flamurin. Basha në Varrezat e Dëshmorëve

Postuar në 28 Nëntor, 2014 03:22

Nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë tanimë me ceremonialin e festave. Edhe në 28 nëntorin e vitit 2014,  që njihet si dita më e rëndësishme për shqiptarët, politikanët i ka gjetur të ndarë. Paraditen e së premtes kreu i shtetit, Bujar Nishani kryeparlamentari Ilir Meta dhe kreu e qeverisë, Edi Rama, kanë mbërritur në Vlorë. Ashtu si edhe pritej, axhenda e festimeve te qeverise dhe ajo e Bashkisë së Tiranës, me në krye liderin e opozitës janë të ndryshme edhe këtë vit, si shume të tjerë që shkuan, janë të ndara.

Intervista/ Pasardhësit e Ismail Qemalit, Ariana e Darling Vlora rrëfejnë si u la në harresë nga regjimi familja e burrit që u dha shqiptarëve Pavarësinë

Postuar në 28 Nëntor, 2014 02:26

nga Leonard Veizi

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme