Myftiu Naim Tërrnava apel të rinjve në ditën e flamurit dhe të daljes në skenë të UÇK-së: Mos e lëshoni Kosovën

Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, ka marrë pjesë në faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e Kraishtes në komunën e Lipjanit, ku ishte i ftuar nga një grup të rinjsh. Sipas gazetës “Tribuna” Tërrnava këta të fundit i ka porositur që mos ta lëshojnë vendin dhe të mos shkojnë në vende të huaja. “Më lejoni që nga thellësia e shpirtit dhe në emër të të gjitha institucioneve të Bashkësisë Islame t’ju uroj festën e flamurit, duke e lutur që të gëzojmë të gjitha ato që shpirti na i do dhe të ujojmë njëri-tjetrin edhe daljen në skenë të UÇK-së, por edhe ditëlindje e komandantit legjendar Adem Jashari, sepse vetëm kështu ka kuptim jeta. Ju urojmë këtë festë që gjeneratat e reja të kenë një ardhmëri të ngritur e të ditur, të kenë ardhmëri më të mirë se tonën dhe të punojmë që këtë mëmëdhe mos ta lëmë, mos të largohemi nga këto troje, por të ngelim këtu përkundër vështirësive ekonomike me të cilat ballafaqohemi.”, ka thënë mes të tjersh Myftiu i Kosovës.
L.V
http://gazetatribuna.com/naim-terrnava-mos-e-leshoni-kosoven/
Add new comment