Arkiv-Lajme

Ish-kryeministri Berisha: "Personi që i vuri eksploziv makinës së Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, është drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri

Postuar në 27 Nëntor, 2014 08:06

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot në profilin e tij në “Facebook” dy gjëra: së pari se PD-ja “duhet të intensifikojmë betejën tonë në mediat sociale të cilat kanë patur një rol kryesor në protestën e 22 nëntorit”. Çka përbën një element të shtuar në strategjinë e opozitës për të koaguluar dhe organizuar pakënaqësinë ndaj qeverisë. Dhe së dyti, ish-kryeministri ka zbuluar se kush është, sipas tij, autori që i ka vënë eksploziv makinës së Besnik Dervishit, gjatë kohës kur ky ishte Prefekt i Vlorës. Eksplozivi, siç mund të kujtohet, u çaktivizua në mjediset e Kryeministrisë.

Zbulohet një fushë mbrojtëse rreth Tokës, e ngjashme me ato të "Star Trek". Bllokon depërtimin e elektroneve shumë të shpejtë

Postuar në 27 Nëntor, 2014 07:30

Një ekip kërkuesish në Universitetin e Kolorados(Colorado Boulder) kanë zbuluar një fushë të padukshme që rrethon Tokën në një distancë prej 11 600 km prej saj. Fusha po krahasohet me fushën mbrojtëse që shpesh e shohim në filma, si “Star Trek”, e që shërben për t’u mbrojtur nga goditjet e anijeve aliene. Kjo pasi funksionet e kësaj fushe rreth Tokës, janë pak a shumë të ngjashme. Fusha bllokon ato që quhen elektrone vrasës, që lëvizin me shpejtësi të afërt me atë të dritës dhe që mund të godasin planetin.

Kryeministri në Kuvend: “Kush beson se janë rritur taksat, ose i beson shpifjeve, ose nuk i paguan”

Postuar në 27 Nëntor, 2014 06:48

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë,  duke nënvizuar edhe njëherë se ideja e rritjes së taksave, është thjesht produkt propagandistik. “Ka një ngulmim propagandistik se në Shqipëri po rriten taksat, por në Shqipëri është viti i parë, që 97 për qind e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave, krahasuar me shumë vite të shkuara, që kur hyri në fuqi taksa famëkeqe e sheshtë mbi të ardhurat personale. Kush flet për rritje taksash ose i beson propagandës së parimit ‘shpif shpif se diçka do mbetet’, ose ankohet se nuk i paguan taksat.

Të hënën nis asgjësimi i fletëve të votimit të përdorura në 2013-ën. Djegia kryhet në Elbasan

Postuar në 27 Nëntor, 2014 05:27

Fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet e përgjithshme të viti 2013 do të asgjësohen duke nisur që nga dita e hënë e javës që vjen. Asgjësimi i fletëve do të bëhet në Elbasan, në mjediset e Metalurgjikut(Kurum). Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se transporti i fletëve të votimit drejt Elbasanit do të nisë nga e hëna dhe do të kryhet me kamionë të ushtrisë.
S.z

Shpëtim Gjika shpallet i pafajshëm

Postuar në 27 Nëntor, 2014 05:18

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot pafajësinë për kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Kështu ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj Gjikës, që nisi për çështje të parregullsive me dhënien e lejeve të ndërtimit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Gjikës.
S.z

CNN Money: Çmimi i naftës do të vazhdojë të ulet

Postuar në 27 Nëntor, 2014 02:08

Takimi i përfaqsuesve të OPEC-ut me ministrat e energjisë të Rusisë dhe Meksikës u mbyll pa një marrëveshje për pakësimin e nxjerrjes së naftës - marrëveshje që do të sillte rritje të çmimit të saj në bursa. Sipas CNN Money, vendet e OPEC-ut janë të interesuara që çmimi i naftës të zbresë deri në 60 dollarë për fuçi, nga 75 që është sot. Çmimi 60 dollarë për fuçi do t’i dekurajonte kompanitë amerikane që të zgjerojnë prodhimin e naftës nga shtufi bituminoz, e cila kushton rreth 60 dollarë/fuçi për t’u prodhuar.

Re.Pu.

Tentohet grabitja e vajzës së Minsitrit Naço, i vendoset pistoleta në kokë. Policia: grabitje me dhunë e mbetur në tentativë

Postuar në 27 Nëntor, 2014 00:10

Vajza 21 vjeçare e Minsitrit të Drejtësisë Nasip Naço, Betina është bërë pre e një agresioni, që fatmirësisht është mbyllur pa pasoja. Sipas Televizionit “Klan” lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht por burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja është shënuar pasditen e 12 nëntorit. Dy të rinj i janë afruar vajzës në hyrje të pallatit ndërsa ajo kthehej në apartamentin pranë zonës së ish-bllokut. Televizioni “Klan” e më pas Gazeta “Panorama” bëjnë të ditur se dy agresorët pasi i kanë mbyllur gojën, i kanë vendosur pistoletën në kokë 21-vjeçares.

Italia forcon misionet në det, mbi 800 emigrantë shpëtohen brenda 72 orësh

Postuar në 26 Nëntor, 2014 23:53

Rojet bregdetare italiane dhe flota ushtarake detare ditët e fundit kanë kapur në det me qindra emigrantë nga vendet e Mesdheut qendror. Ndërkohë në Qipro, autoritetet kanë shpëtuar një grup të madh refugjatësh sirianë të nisur drejt Evropës. Misioni i parë i shpëtimit para pak ditësh, kur rojet bregdetare italiane diktuan dhe kapën 520 vetë në pesë varka të ndryshme. Autoritetet italiane në bazë të njoftimit të tyre iu përgjigjen një telefonate emergjence të dërguar nga një celular prej njërës prej varkat, e cila ishte ende në ujërat e Libisë.

Drejt militarizimit të raporteve me Perëndimin? Putin: “Duhet të sigurojmë ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Rusisë dhe sigurinë e aleatëve tanë”

Postuar në 26 Nëntor, 2014 17:34

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë duket se po ecin vetëm kah tensionimi. Aq sa problemet e sigurisë po imponojnë një peshë të re në politikat e brendshme. Lajmi i ditës sot ishte se rreth 150 tanke amerikanë do të vendosen në Europën Lindore, me gjasë në Poloni, duke çuar përpara riarmatosjen e vijës së dikurshme ndarëse mes dy blloqeve. Nga ana tjetër, një fjalim i Presidentit rus, Vladimir Putin, mbajtur dje në Soçi në Detin e Zi, me përfaqësues të lartë ushtarakë, lë të kuptohet një klimë parakonflikti.

Shënim: Të ardhurat e reja nuk mjaftojnë për të paguar interesat e borxheve të vjetra

Postuar në 26 Nëntor, 2014 16:44

Në projekt-buxhetin e 2015-ës, parashikohen 497 milionë dollarë të ardhura shtesë, në krahasim me 2014-ën – vetëm 160 milionë të kësaj shtese parashikohen të vijnë nga ndryshimet e taksave, ndërsa pjesa tjetër pritet të vijë nga pakësimi i evazionit fiskal dhe rritja ekonomike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme