Kryeministri në Kuvend: “Kush beson se janë rritur taksat, ose i beson shpifjeve, ose nuk i paguan”

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, duke nënvizuar edhe njëherë se ideja e rritjes së taksave, është thjesht produkt propagandistik. “Ka një ngulmim propagandistik se në Shqipëri po rriten taksat, por në Shqipëri është viti i parë, që 97 për qind e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave, krahasuar me shumë vite të shkuara, që kur hyri në fuqi taksa famëkeqe e sheshtë mbi të ardhurat personale. Kush flet për rritje taksash ose i beson propagandës së parimit ‘shpif shpif se diçka do mbetet’, ose ankohet se nuk i paguan taksat. Nga njëra anë flasin për 300 mijë lekë të përfituara nga qytetarët, si pasojë e uljes së tyre(taksave), dhe pastaj flasin për tre taksa të shtuara, siç është taksa e naftës, e shtuar me 10 lekë; taksa e duhanit, që do ta rrisim prapë se jemi pro mbrojtjes së shëndetit; dhe taksa e depozitave që synon investimin në ekonomi të parave që flenë në banka”, u shpreh Rama. Në fakt të gjithë pranojnë se efekti shtesë i të ardhurave nga rritja e taksave, është 160 milionë dollarë në vit. Kështu që ndoshta-ndoshta, ata që i besojnë rritjes së taksave, i besojnë akoma një bote ku matematika vijon të jetë shkencë e besueshme. Ose i besojnë realitetit të rritjes së kostove të jetesës. Sipas Ramës edhe çmimet, e mallrave të shportës ndër të tjera, janë ulur. “Lista e çmimeve, që nga ajo e ushqimeve bazë e deri tek ilaçet rezulton jo me rritje, por me ulje, duke filluar nga orizi dhe duke vazhduar me miellin, mishin dhe nënproduktet e tij; me perimet, pijet alkoolike etj., çmimet janë më të ulëta”, tha ai. Për mallrat jetike të shportës, apo edhe për barnat, në Programin e PS-së Propagandohet se do të hiqet TVSH-ja, ose do të përgjysmohet.
s.z
Comments
Nuk po merrem me te tjerat,
<p>Nuk po merrem me te tjerat, por veprimi me absurd eshte taksimi i depozitave me motivimin qe kjo ben qe paret te investohen dhe nuk flene ne banka. Tani qe Edvin Rama merr vesh nga ekonomia aq sa Lymi i Tutit merr vesh nga matematika, kjo dihet, po une nuk marr vesh ekonomistat e Edvin Rames sa marrin vesh nga ekonomia dhe bankat.</p><p>Pasoja e pare e taksimit te depozitave do te jete qe njerezit do t'i heqin paret nga Bankat dhe do t'i fusin poshte dyshekut, pra parate nuk do te "flene" me neper Bankat por do te flene ne dysheket e njerezve. Edvin Rama dhe te tjere mbas tij nuk e dine qe nje nga arsyet e egzistence se bankave eshte pikerisht stimulimi i depozitave, qofte edhe te vogla, keshtuqe te krijohen mundesi me te mira per investimin e ketyre parave nepermjet kreditit.</p><p>Pasoja e dyte e taksimit te depozitave do te jete forcimi i ekonomise joformale, si pasoje e drejtperdrejte e largimit te parase nga bankat, pra jashte kontrollit bankar, pra rritje e mundesise per qarkullimin e parave te pista.</p><p>Bravo Rilindja, Bravo Edvin Rama, perpara per fitore te reja nepermjet injorances totale dhe skenografise piktorike me shume ngjyra.</p>
Add new comment