Kryeministri në Kuvend: “Kush beson se janë rritur taksat, ose i beson shpifjeve, ose nuk i paguan”

Postuar në 27 Nëntor, 2014 06:48

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë,  duke nënvizuar edhe njëherë se ideja e rritjes së taksave, është thjesht produkt propagandistik. “Ka një ngulmim propagandistik se në Shqipëri po rriten taksat, por në Shqipëri është viti i parë, që 97 për qind e shqiptarëve kanë përfituar nga ulja e taksave, krahasuar me shumë vite të shkuara, që kur hyri në fuqi taksa famëkeqe e sheshtë mbi të ardhurat personale. Kush flet për rritje taksash ose i beson propagandës së parimit ‘shpif shpif se diçka do mbetet’, ose ankohet se nuk i paguan taksat. Nga njëra anë flasin për 300 mijë lekë të përfituara nga qytetarët, si pasojë e uljes së tyre(taksave), dhe pastaj flasin për tre taksa të shtuara, siç është taksa e naftës, e shtuar me 10 lekë; taksa e duhanit, që do ta rrisim prapë se jemi pro mbrojtjes së shëndetit; dhe taksa e depozitave që synon investimin në ekonomi të parave që flenë në banka”, u shpreh Rama. Në fakt të gjithë pranojnë se efekti shtesë i të ardhurave nga rritja e taksave, është 160 milionë dollarë në vit. Kështu që ndoshta-ndoshta, ata që i besojnë rritjes së taksave, i besojnë akoma një bote ku matematika vijon të jetë shkencë e besueshme. Ose i besojnë realitetit të rritjes së kostove të jetesës. Sipas Ramës edhe çmimet, e mallrave të shportës ndër të tjera, janë ulur. “Lista e çmimeve, që nga ajo e ushqimeve bazë e deri tek ilaçet rezulton jo me rritje, por me ulje, duke filluar nga orizi dhe duke vazhduar me miellin, mishin dhe nënproduktet e tij; me perimet, pijet alkoolike etj., çmimet janë më të ulëta”, tha ai. Për mallrat jetike të shportës, apo edhe për barnat, në Programin e PS-së Propagandohet se do të hiqet TVSH-ja, ose do të përgjysmohet.  

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Nuk po merrem me te tjerat, por veprimi me absurd eshte taksimi i depozitave me motivimin qe kjo ben qe paret te investohen dhe nuk flene ne banka. Tani qe Edvin Rama merr vesh nga ekonomia aq sa Lymi i Tutit merr vesh nga matematika, kjo dihet, po une nuk marr vesh ekonomistat e Edvin Rames sa marrin vesh nga ekonomia dhe bankat.</p><p>Pasoja e pare e taksimit te depozitave do te jete qe njerezit do t&#39;i heqin paret nga Bankat dhe do t&#39;i fusin poshte dyshekut, pra parate nuk do te &quot;flene&quot; me neper Bankat por do te flene ne dysheket e njerezve. Edvin Rama dhe te tjere mbas tij nuk e dine qe nje nga arsyet e egzistence se bankave eshte pikerisht stimulimi i depozitave, qofte edhe te vogla, keshtuqe te krijohen mundesi me te mira per investimin e ketyre parave nepermjet kreditit.</p><p>Pasoja e dyte e taksimit te depozitave do te jete forcimi i ekonomise joformale, si pasoje e drejtperdrejte e largimit te parase nga bankat, pra jashte kontrollit bankar, pra rritje e mundesise per qarkullimin e parave te pista.</p><p>Bravo Rilindja, Bravo Edvin Rama, perpara per fitore te reja nepermjet injorances totale dhe skenografise piktorike me shume ngjyra.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.