Arkiv-Lajme
Pajisja e përgjimit të SHIU-t, prokuroria kërkon ekspertizë të huaj për “zbërthimin” e informacionit
Prokuroria ka kërkuar ekspertizën e huaj për të “deshifruar” informacionet e aparaturës së përgjimit të përdorur nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Gazeta “Shqip” shkruan se për shkak se “në Shqipëri mungojnë mjetet logjistike për një gjë të tillë, ekspertët e policisë shkencore thonë se nuk posedojnë ndonjë pajisje, e cila do të mund të gjurmonte aparaturën ushtarake, duke qenë se ajo ka një sistem të padepërtueshëm”. Për këtë arsye Prokuroria i është drejtuar një “ambasade të huaj” që të asistojë me ekspertizë.
Matje forcash në tregun e karburanteve: sauditët kundër SHBA
Prodhimi i naftës i ka zhvendosur kohët e fundit edhe raportet në botën e energjisë. Arabia Saudite po teston së fundi kufijtë e durimit amerikan për të përfunduar të ashtuquajturën "Fracking-Party". “Deutsche Welle” shkruan se ka një matje të forcave në tregun e karburanteve. Sipas saj duke i falënderuar të ashtuquajturin revolucion "Fracking", SHBA po përpiqet të marr rolin kryesor në këtë sektor. Ndërsa Arabia Saudite po përpiqet që përmes uljes së çmimeve të karburanteve t'i konkurrojë sipërmarrjet amerikane dhe të stopojë bumin e prodhimeve në anijet e këtij vendi.
Civici: “1.2 miliardë euro në vit nuk arrijnë të mblidhen si pasojë e informalitetit. Është një luftë që duhet fituar patjetër”
Rritja e të ardhurave tatimore në vbuxhet është trumbetuar nga përfaqësues të qeverisë(doganat) si një arritje që lidhet në një masë të madhe edhe me luftën ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal. Dhe suksesin e vitit 2014, qeveria ka parashikuar ta përsërisë, në formën e një praktike pune, apo metode, edhe për vitin 2015. Por duke e vendosur atë si një nga premisat për uljen e borxhit. A është e mundur kjo dhe a mund të besohet vërtet se lufta ndaj evazionit jep efekte kaq thelbësore? Prof.dr. Adrian Civici mendon që po, nëse do të ketë vullnet. Dhe për këtë mund të shërbejnë disa shifra.
Kë po heton Adriatik Llalla? Ilir Meta siguron që asnjë nuk është i LSI: “Porosia e parë që i kam dhënë çdo ministri...është zbatimi i ligjit"
Kreu I LSI-së Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në studion e Eni Vasilit në emisionin “Studio e Hapur”, ku ka folur për një sërë çështjesh të aktualiteti politik, si buxheti, energjia, marrëdhëniet me kryeministrin, apo pozicionimi në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë të fundit Meta ka qenë shumë i qartë se LSI është në koalicionin natyral dhe se e “ardhmja është në rrugën e duhur”. Vasili ka bërë një pyetje rreth deklaratave të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që u shpreh se aktualisht janë nën hetim edhe ministra apo ish-ministra.
FMN lëvron këstin prej 53 milionë eurosh kredi për Shqipërinë. “Rritja do jetë 2%”, thotë Ilahi
Gjatë një konference të përbashkët të përfaqësuesve të FMN-së dhe Ministrisë së Financave, është bërë e ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord për lëvrimin e këstit prej 53 milionë euro kredi. Kreu i delegacionit të FMN-së, Nadeem Ilahi gjatë tha se sa i takon reformës në energji, qeveria ka filluar me zbatimin e planit. Sipas tij, shkalla e rritjes ekonomike për këtë vit pritet që të jetë 2%. "Mirëpresim kompesimin e shtresave në nevojë për energjinë. Shkalla e rritjes ekonomike këtë vit pritet të jetë 2%.
Papa Françesk: Shteti Islamik, dera e dialogut të mbetet e hapur, paçka se praktikisht e pamundur
Kësaj here “mëshira kristiane” sfidon edhe ngjarjet konkrete. Edhe pse në realitet e sheh të pamundur, papa Françesku ka vlerësuar sot në mbrëmje duke u kthyer nga Strasbourgu, se as “Shtetit Islamik” nuk i duhet mbyllur dera e dialogut.
“Lufta e akcizës” për pijet energjike mbyllet me kompromis. Akciza nuk hiqet, por ulet shifra
“Lufta e akcizës” për pijet energjike në komisionin e ekonomisë është përmbyllur me njëfarë kompromisi mes deputetëve të mazhorancës. Komisioni i Ekonomisë ka vendosur që të mos heqë akcizën, siç u propozua nga qeveria, por ta ulë atë nga 50 në 30 lekë për litër. “Pijet energjike do të vijojnë të taksohen me akcizë. Por do të ketë ridimensionim të akcizës për këto pije sipas standardeve të BE-së. Akciza do të jetë 30 lekë për litër”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Kur sulmin kamikaz e pëson në kurriz: Nëna afgane hedh veten në erë dhe vret 25 talebanë
Një gjest i rrallë i një nëne në Afganistan, që mund të quhet sulm kamikaz me shënjestër të anasjelltë: E zemëruar pas ekzekutimit të të birit nga talebanët, nëna e një punonjësi të forcave të sigurisë në Afganistan masakroi 25 talebanë për të marrë hakun. Gruaja nga Kabuli, e quajtur Reza Gul vendosi të bënte vetëgjyqësi. Reza gjeti armët dhe i kërkoi të bijës dhe nuses që ta shoqëronin, duke u angazhuar në një shkëmbim zjarri me talebanët që zgjati 7 orë. Më pas hodhi veten në erë duke vrarë 25 persona dhe plagosur 5 persona të tjerë.
a.k
Pranga biznesmenit të naftës, Rira akuzohet për skemë mashtruese piramidale
Xhevat Rira, një nga biznesmenët e parë në vend në fushën e hidrokarbureve, është arrestuar paraditen e sotme me akuzën për krijimin e një skeme piramidale, pasi dyshohet se ka përfituar përmes një skeme mashtrimi 30 milionë lekë. 65- vjeçari Rira është arrestuar pasi Gjykata e Elbasanit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta pro hapjes së dosjeve të Sigurimit: “Të hapen, por të mos cenohet siguria kombëtare”
Kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbështetur idenë e kryeministrit Edi Rama për hapjen e dosjeve të Siguerimit të Shtetit. “Unë jam dakord për një hapje, për transparencë pa asnjë diskutim duke mos cënuar parimet kushtetuese të cilat janë shumë të rëndësishme pasi e dimë problemet që kanë ndodhur në të kaluarën me ligjin lustracionin. Çdo hapje do të ishte pozivitive për t’i shërbyer transparencës në raport me opinionit publik për të gjithë ato raste kur nuk cënohet siguria kombëtare”, tha sot Meta për gazetarët.
s.z