FMN lëvron këstin prej 53 milionë eurosh kredi për Shqipërinë. “Rritja do jetë 2%”, thotë Ilahi

Gjatë një konference të përbashkët të përfaqësuesve të FMN-së dhe Ministrisë së Financave, është bërë e ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord për lëvrimin e këstit prej 53 milionë euro kredi. Kreu i delegacionit të FMN-së, Nadeem Ilahi gjatë tha se sa i takon reformës në energji, qeveria ka filluar me zbatimin e planit. Sipas tij, shkalla e rritjes ekonomike për këtë vit pritet që të jetë 2%. "Mirëpresim kompesimin e shtresave në nevojë për energjinë. Shkalla e rritjes ekonomike këtë vit pritet të jetë 2%. Autoritetet mbeten të angazhuara për uljen e borxhit publik", tha Ilahi.
a.k
Add new comment