Kë po heton Adriatik Llalla? Ilir Meta siguron që asnjë nuk është i LSI: “Porosia e parë që i kam dhënë çdo ministri...është zbatimi i ligjit"

Kreu I LSI-së Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në studion e Eni Vasilit në emisionin “Studio e Hapur”, ku ka folur për një sërë çështjesh të aktualiteti politik, si buxheti, energjia, marrëdhëniet me kryeministrin, apo pozicionimi në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë të fundit Meta ka qenë shumë i qartë se LSI është në koalicionin natyral dhe se e “ardhmja është në rrugën e duhur”. Vasili ka bërë një pyetje rreth deklaratave të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, që u shpreh se aktualisht janë nën hetim edhe ministra apo ish-ministra. Pra nëse në këtë kuadër përfshihen edhe emra të LSI-së. Meta u përgjigj prerë: “Unë nuk kam asnjë merak dhe asnjë shqetësim për këtë gjë, pasi porosia e parë që unë i kam dhënë çdo ministri dhe çdo personi nga LSI-ja që merr një detyrë të caktuar, dhe natyrisht që kjo është edhe porosia e LSI-së si parti, është zbatimi i ligjit dhe vetëm zbatimi i ligjit. Kështu që nuk kemi asnjë merak për asnjë person në rast se ekzistojnë persona të cilët shkelin ligjin”. Pra duket se ministrat ose ish-ministrat në hetim, me gjasë janë ose të PD-së, ose të PS-së.
s.z
Add new comment