“Lufta e akcizës” për pijet energjike mbyllet me kompromis. Akciza nuk hiqet, por ulet shifra

“Lufta e akcizës” për pijet energjike në komisionin e ekonomisë është përmbyllur me njëfarë kompromisi mes deputetëve të mazhorancës. Komisioni i Ekonomisë ka vendosur që të mos heqë akcizën, siç u propozua nga qeveria, por ta ulë atë nga 50 në 30 lekë për litër. “Pijet energjike do të vijojnë të taksohen me akcizë. Por do të ketë ridimensionim të akcizës për këto pije sipas standardeve të BE-së. Akciza do të jetë 30 lekë për litër”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.
Në mbledhjen e sotme komisioni parlamentar i Ekonomisë ka diskutuar edhe kërkesat për ndryshime në projektbuxhetin 2015. Kështu, për Ministrinë e Drejtësisë janë miratuar 70 mln lekë shtesë, për Presidentin e Republikës 10 mln lekë, për Parlamentin 10 mln lekë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë i shtohen 162 mln lekë.
a.k
Add new comment