Arkiv-Lajme

Konkurrenca: Të analizohet ekonomikisht çdo koncesion e të nxirret kostoja shtesë për konsumatorët

Postuar në 23 Nëntor, 2014 08:42

Autoriteti i Konkurrencës i rekomandon Ministrisë së Financave të bëjë analizën ekonomike të çdo koncesioni, në mënyrë që të nxirren kostot shtesë që paguan konsumatori. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Lindita Milo, thotë se çdo shtet njeh të drejtat ekskluzive, por këto shërbime jepen që t’i kryejë një kompani private në momentin që shteti është i paaftë, ose kur qëllimi është që të lehtësohen kostot për konsumatorin. “Jo vetëm që kostot janë shumëfishuar, por nëse më parë shteti e jepte falas pullën për ilaçet, tani ajo kushton më shtrenjtë edhe se e duhanit.

Legalizimi i kanabisit? Mjekët kundër Kokëdhimës: Është herët

Postuar në 23 Nëntor, 2014 07:21

Mjekët specialistë janë kundër idejsë së legalizimit të hashashit. Sipas tyre licensimi do të shtonte ndjeshëm përdoruesit sidomos të rinjtë. “Është ende herët të flasim për legalizim. Ne kemi një sërë problemesh, jemi vend kultivues, trafikimi, përdorimi intensiv të kanabisit por dhe vend mbërritje të drogave të tjera. Nëse do të jetë legalizimi dëmet do të jenë më të mëdha sesa ndalimi” tha Zini Sulaj shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT për “Ora News”. Mendimet e specialistëve jepen pas propozimit të deputetit socialist, Kokëdhima, për legalizimin e hashashit. 

Albin Kurti kritikon ashpër Isa Mustafën: “Shënoi autogol nga pika e penalltisë”

Postuar në 23 Nëntor, 2014 04:58

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, bashkë me deputetin Salih Salihu, ka folur sot për situatën politike para qytetarëve të Vitisë. “Kosovapress” raporton se Kurti ka kritikuar ashpër Isa Mustafën e LDK-së për marrëveshjen e arritur me Hashim Thaçin e PDK-së ndërsa ndodhej në koalicionin opozitar. Kurti citohet të ketë thënë se “Mustafa u shit te Hashim Thaçi”  dhe se “vetëm Mustafa, njeri i talentuar për dobësi mund të shënojë autogol nga penalltia”.

Vllasi: Hashim Thaçi kryeministër, Isa Mustafa kryeparlamentar

Postuar në 23 Nëntor, 2014 03:48

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Azem Vllasi thotë se pas marrëveshjes PDK-LDK, Kosova ka nevojë të ketë një qeveri kompetente, profesionale dhe me duar të pastra. Në një intervistë për “Rajonipress”, Vllasi thotë se Isa Mustafa duhet të kënaqet me postin e kryeparlamentarit, kurse Thaçi të mbetet kryeministër.

Megjithatë, ai analizon se mund të ketë edhe mospajtime të thella që mund të cojnë në zgjedhje të reja.

Minxhozi në “TCH”: Protesta e parë e suksesshme e PD-së

Postuar në 23 Nëntor, 2014 03:37

Analisti Skënder Minxhozi e ka vlerësuar si të suksesshme protestën e opozitës një ditë më parë. Duke folur në Top Channel, Minxhozi është shprehur se “është vërtetë e para protestë masive që opozita organizon që kur PD doli në opozitë”.

Arrestohet ish-kryeministri portugez Socrates. Dyshohet për korrupsion, evazion fiskal e pastrim parash

Postuar në 23 Nëntor, 2014 03:02

Ish-kryeministri portugez Jose Socrates u arrestua dje në mbrëmje pas mbërritjes në aeroportin e Lisbonës.

Kryeministri që drejtoi vendin nga viti 2005 deri në vitin 2011 u ndalua ndërsa po kthehej nga Parisi, në kuadër të një hetimi për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe korrupsion. Socrates pritet të dalë sot para gjykatës.

n.k

 

Studimi i gazetarëve të “Blic”: Si reagojnë në Beograd kur kërkohet banesë me qira për shqiptarët?

Postuar në 23 Nëntor, 2014 01:49

Dy gazetarë të gazetës serbe “Blic” kanë realizuar një reportazh për të parë se cilat do të jenë reagimet e pronarëve të banesave në kryeqytetin serb nëse iu thuhet se qiramarrësi do të jetë shqiptar. Në kuadër të reportazhit, gazetarët raportojnë se kryesisht pronarët e apartamenteve në Beograd kanë thënë se kurrë nuk do ia jepnin me qera banesën e tyre një shqiptari.

Ndërron jetë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati

Postuar në 22 Nëntor, 2014 16:46

Petrit Bushati, diplomat i njohur, së fundmi ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, ka ndërruar jetë,  pas një sëmundjeje  të rëndë. Petrit Bushati ka mbuluar disa detyra me rëndësi si ambasador n ë SHBA, në Suedi, në Serbi, përfshirë disa detyra drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministria e Jashtme do të organizojë ditën e diel homazhe për nder të ambasadorit. Petri Bushati lindi në Tiranë më 20 tetor të vitit 1948.

s.z 

Mimi Kodheli mohon zërat: Nuk do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 22 Nëntor, 2014 15:19

Në studion e emisionit “Jamais Vu” këtë të shtunë, gazetari Mustafa Nano do t'i bënte një pyetje ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli: Do të jeni kandidate për bashkinë e Tiranës?  Jo, - u përgjigj Kodheli. - Mendoj se unë kam qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës në një kohë ndryshimi e cilat tashmë ka hyrë në histori. Them se e kam bërë pjesën time, e kam dhënë kontributin për qytetin tim, atë qytet ku kam lindur dhe jam formuar. Tanimë kam në dorë dhe jam duke menaxhuar një nga portofolet më të rëndësishme të qeverisë.

Piloti i humbur britanik John Tomson, shpresë për gjetjen në Shqipëri të eshtrave pas 70 vjetësh

Postuar në 22 Nëntor, 2014 13:18

91 vjeçarja  Dorothy Webster i kishte humbur shpresat për gjetjen e eshtrave të vëllait të saj i shpallur i humbur gjatë një misioni fluturimi në Ballkan më 29 tetor 1944. Gazeta britanike “Derbyshire Times” shkruan se asokohe rreshteri  John Tomson ishte 23 vjeç, dhe kryente detyrën  inxhinierit të fuluturimit  në skaudronin 148  të avioacionit britanik në Luftën e  Dytë Botërore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme