Mimi Kodheli mohon zërat: Nuk do të kandidoj për Bashkinë e Tiranës

Postuar në 22 Nëntor, 2014 15:19

Në studion e emisionit “Jamais Vu” këtë të shtunë, gazetari Mustafa Nano do t'i bënte një pyetje ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli: Do të jeni kandidate për bashkinë e Tiranës?  Jo, - u përgjigj Kodheli. - Mendoj se unë kam qenë pjesë e Bashkisë së Tiranës në një kohë ndryshimi e cilat tashmë ka hyrë në histori. Them se e kam bërë pjesën time, e kam dhënë kontributin për qytetin tim, atë qytet ku kam lindur dhe jam formuar. Tanimë kam në dorë dhe jam duke menaxhuar një nga portofolet më të rëndësishme të qeverisë. Kam bërë një betim dhe reformat që kam ndërmarrë do t’i çoj deri në fund. 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.