Piloti i humbur britanik John Tomson, shpresë për gjetjen në Shqipëri të eshtrave pas 70 vjetësh

Postuar në 22 Nëntor, 2014 13:18

91 vjeçarja  Dorothy Webster i kishte humbur shpresat për gjetjen e eshtrave të vëllait të saj i shpallur i humbur gjatë një misioni fluturimi në Ballkan më 29 tetor 1944. Gazeta britanike “Derbyshire Times” shkruan se asokohe rreshteri  John Tomson ishte 23 vjeç, dhe kryente detyrën  inxhinierit të fuluturimit  në skaudronin 148  të avioacionit britanik në Luftën e  Dytë Botërore.

John Tomson ishte vëllai i madh i një familjeje me 11 fëmijë, tre nga motrat e të cilit janë ende gjallë, Sadie, Dorothy and Mary. Ai nuk ishte kthyer kurrë nga lufta dhe prej vitesh familjarët kishin bërë kërkesë për gjetjen e tin në Zyrën e Luftës në Londër, por nuk kishin marrë asnjë informacion.

Pak kohë më parë ambasada amerikane në Tiranë kontaktoi familjarët e tij pas zbulimit në malet shqiptare të vendrrëzimit të një avioni të Luftës së Dytë Botërore, pranë të cilit u gjet dhe një unazë ku ishin gdhendur emrat  “John and Joyce”.

Joyce është emri i vajzës me të cilin John ishte martuar në Londër,  ndaj dhe shpresat për gjetjen e eshtrave të pilotit britanik janë shtuar së tepërmi. Gazeta nuk jep më shumë detaje mbi vendin e saktë ku u gjet avionic, por thotë se familjarët janë shpresëplotë për gjetjen pas 70 vitesh të eshtrave të pilotit, emri i të cilit është në dy memoriale në Britani dhe Maltë.

 

l.m

 

http://www.derbyshiretimes.co.uk/neës/grassroots/70-year-search-for-missing-airman-could-be-over-1-6963623

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.