Arkiv-Lajme

Bunkeri i Enverit, Berisha: “Ka qenë vendkomandë lufte, jo bunker antinuklear. Orendimi nga arkiva e znj.Hoxha. Punime pa tender nga Karlo Bolino”

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:32

Kryeministri Edi Rama deklaroi para dy ditësh se bunkeri i hapur për publikun dhe përshtatur si muze, ka qenë një vendmbrojtje kundër sulmeve bërthamore. Mirëpo sot, paraardhësi i Ramës, Sali Berisha, jep një variant tjetër, duke shtuar edhe hollësi për “riorendimin” e bunkerit.

Asambleja e NATO-s, Topalli kërkon sqarime për stërvitjet ruso-serbe. Ndërhyn pala serbe

Postuar në 24 Nëntor, 2014 12:06

Në cilësinë e shefes së delegacionit parlamentar shqiptar, Jozefina Topalli, i ka bërë pyetje sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, për stërvitjet e përbashkëta të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë dhe për vërtetësinë e pretendimeve se Rusia ndihmon forcat e armatosura serbe. Topalli mori pjesë në sesionin e 60-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Hagë.

Ish-diplomati Shpëtim Çuçka: “Vizita e Edi Ramës në Beograd, e pasuksesshme dhe e përgatitur jo mirë

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:56

Diplomati Shpëtim Çuçka ka folur për “ResPublica” për disa çështje që lidhen me zhvillimet e politikës së Jashtme. Po veçojmë këtu nga intervisa e tij, një koment për vizitën e kryeministri Edi Rama në Beograd. Për Çuçkën, përgatitja e vizitës çaloi shumë, “në formë dhe në brendi” dhe se për këtë “nuk mund të thuhet asgjë e saktë...nëse në përfundimin pa sukses të vizitës në Serbi ndikuan mungesa e synimeve të qarta, të hapura e të mirëpeshuara, apo dobësitë e përgatitjes së saj profesionale”.

Intervista/Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shpëtim Çuçka: “Konferenca e Berlinit, dëshmi se Gjermania, aleatja e SHBA, po zëvendëson BE-në. Ballkani po bëhet një vijë ndarëse”

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:36

Ky është shqiptari më i kërkuar nga policia greke. Publikohet fotoja e personit që plagosi 15 persona në një lokal nate në zonën e Pireut.

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:28

Ky është shqiptari më i kërkuar për momentin nga policia greke, e cila ka publikuar edhe foton e  të dyshuarit kryesor për sulmin me kallashikov në një lokalen nate në zonën e Pireut, mëngjesin e së dielës.

Prej kohësh policia greke nuk publikonte fotot e të kërkuarve, por rrezikshmëria e shqiptarit ka alarmuar strukturat e vendit fqinj. Në arkivat e policisë shqiptari figuron me dy emra, Armben Glodian dhe Albert Bako.

Sipas të njëjtave burime personi në fjalë është i datëlindjes 1983 dhe nuk përjashtohet që të dy emrat të mos jenë identiteti i tij i vërtetë.

Arrest me burg për drejtuesen e arsimit të Lushnjës, merrte ryshfet për vendet e punës

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:04

Gjykata e Lushnjës ka dhënë masën “arrest me burg” për Drejtoreshën e Arsimit Luiza Tabaku, e akuzuar se merrte ryshfet për emërimet e mësuesve. Arrestimi u bë nga policia e Lushnjës me akuzën se së bashku me djalin e saj dhe një profesor të fizkulturës merrnin 3-5 mijë euro për të punësuar mësuesit apo për të mbajtur vendin e punës. Pas arrestimit të saj, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 12 mijë euro, ndërkohë që në kohën që është shoqëruar në komisariat ka pasur me vete 2 mijë euro, të cilat ka tentuar t’i hedhë në tualet.

Obama largon sekretarin e Mbrojtjes Hagel. Arsyeja, rezultatet e dobëta kundër terrorizmit, thotë NYT

Postuar në 24 Nëntor, 2014 09:06

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar dorëheqjen Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel. Lajmi është publikuar nga “New York Times”, që njofton se pritet që Obama të deklarojë sot largimin e Hagel nga posti. Sipas Obamës, përballja me ISIS kërkon aftësi të tjera. Hagel, është i vetmi republikan në kabinetin e presidentit Obama, dhe viktima e parë që pas rezultatit aspak inkurajues në demokratëve të zgjedhjet e mesmandatit. Duket se dekori bipartizan i administratës nuk ka dhënë aspak rezultate të mirë, sidomos në sektorë delikatë si antiterrori.

a.k

Gjiknuri: Berisha shiti HEC-et dhe 32 milionë euro i harxhoi në fushatë. Ja pse jemi në krizë

Postuar në 24 Nëntor, 2014 07:54

Shitja e HEC-eve nga qeverisja e PD në vitin 2012, shkaktoi krizën energjitike, pasi këto hidrocentrale i shërbenin balancës së sistemit energjitik. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë.

Afishe në zyrat e LDK-së në Prishtinë, kundër “Dhelpnës së moçme” Isa Mustafa

Postuar në 24 Nëntor, 2014 06:42

Ka patur edhe të pakënaqur nga marrëveshje qeverisëse e Prishtinës. Zyra të LDK-së nëpër Kosovë kanë gdhirë të mbuluar me grafite, trup dhelpre me emrin e kryetarit Isa Mustafa, njofton Express. Nuk dihen autorët këtyre afisheve, por sigurisht ato janë reagim ndaj marrëveshjes PDK – LDK për formimin koalicionit qeverisës gjatë javës së shkuar. Para këtyre afisheve, mospajtimet ishin shprehur edhe me thyerje xhamash në selinë e Degës së katërt të LDK-së në kryeqytet.

a.k

“Më godasin kriminelët e rilindjes”, thotë prokurori i Vlorës, “presion për t’u bërë pjesë e tyre”

Postuar në 24 Nëntor, 2014 05:31

Ka bërë një akuzë direkte politike prokurori i Vlorës Dorian Tafili, në një intervistë për GSH. “E di kush ma ka vënë tritolin në makinë dhe kush ma grabiti makinën. Më mirë të vdes se sa të përulem para krimit”, thotë Tafili teksa shpjegon dyshimet e tij për grupin kriminal që mbrëmjen e së martës së javës së kaluar i grabitën makinën, teksa e parkonte djali i tij poshtë banesës. Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që 23 qershorin e kaluar, i hodhën në erë makinën në qytetin bregdetar. Në atë kohë Tafili mbante postin e kreut të Prokurorisë së Vlorës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme