“Më godasin kriminelët e rilindjes”, thotë prokurori i Vlorës, “presion për t’u bërë pjesë e tyre”

Ka bërë një akuzë direkte politike prokurori i Vlorës Dorian Tafili, në një intervistë për GSH. “E di kush ma ka vënë tritolin në makinë dhe kush ma grabiti makinën. Më mirë të vdes se sa të përulem para krimit”, thotë Tafili teksa shpjegon dyshimet e tij për grupin kriminal që mbrëmjen e së martës së javës së kaluar i grabitën makinën, teksa e parkonte djali i tij poshtë banesës. Sipas tij, bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që 23 qershorin e kaluar, i hodhën në erë makinën në qytetin bregdetar. Në atë kohë Tafili mbante postin e kreut të Prokurorisë së Vlorës.
Sipas prokurorit, ky grup kriminal i ka kërkuar disa herë që të bëhet pjesë e marrëveshjeve të tyre, por ai nuk ka pranuar. “Ky grup kriminal ka mbështetje të fortë politike dhe në drejtësi janë kriminelet e rilindjes”, thotë Tafili.
a.k
Add new comment