Gjiknuri: Berisha shiti HEC-et dhe 32 milionë euro i harxhoi në fushatë. Ja pse jemi në krizë

Postuar në 24 Nëntor, 2014 07:54

Shitja e HEC-eve nga qeverisja e PD në vitin 2012, shkaktoi krizën energjitike, pasi këto hidrocentrale i shërbenin balancës së sistemit energjitik. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë.

“Shitja e hidrocentraleve nga qeveria e mëparshme, jo vetëm që i shkaktoi një krizë balancës së sistemit energjitik në vend, por janë 32 milionë euro të pareflektuara të cilat shkuan për fushatën elektorale të PD”, tha Gjiknuri. Në këtë drejtim, ministri u shpreh se sot ata që akuzojnë e protestojnë, janë fajtorët për këtë gjendje të sistemit energjitik. “Janë 32 milionë euro të pareflektuara në tarifën e HEC-eve të shitura. Shitja e 100 hidrocentraleve, akt i rëndë. Nuk mund të shiteshin pasi i shërbenin balancës së sistemit energjitik. Këto para nuk shkuan për sistemin energjitik por për fushatë elektorale. Prandaj sistemi u zhyt në krizë çdo vit. Problemi i kësaj, janë ata njerëz që sot dalin e akuzojnë”, tha Gjiknuri.

a.k

Comments

Submitted by illi (not verified) on

More po kaq budellanj jane keta ministrat tane?! Deklaron pa iu dridhur qerpiku (mund dhe besoj te jete plotesishte e drejte), se 32 milione euro jane perdorur per fushaten elektorale te PD-se dhe nuk shohim te jet marre njeri i arestuar?! Te besh nje deklarate te tille dhe te besosh se shfajesohesh duke shtuar se ia kemi referuar prokurorise eshte jashte cdo lloj llogjike, pasi prokuroria po merret edhe me fakiret qe nuk kane te paguajne energjine dhe jo me me nje shume te tille?! Njera pale duhet vene para pergjegjesise: ose prokuroria qe hesht, ose ministri qe ben deklarata te tilla publike pa pasur nje dosje te kopsitur (e thene ndryshe ai e mer me mend baterdine qe eshte bere, po nuk e fakton me dokumenta).

Submitted by kevinjon (not verified) on

O Gjinkur, o propagandist i semur,

hedh nje procke ne Media per te mbuluar deshtimin spektakular ne menaxhim te rrjetit. Mire qe po thua "PD-ja vodhi leket e HECve dhe i perdori per fushate por pse nuk na jep deshmi per kete? Po kallzimin ne prokurori per keto qe thua ku e ke? Si te te besojme ne ato qe thua kur nuk paraqet fakte? Pa fakte dhe pa veprime konkrete ligjore a nuk mund te mendojme se po mashtron? Apo hajde e thomi nje fjale ne kornizen "Berisha i ka fajet" dhe ta haje kush ta haje nga militantet qe nuk denjojne te analizojne e ngrene pyetje ne ato qe thua?

Jeni skandal fare dhe jeni nje fare shume here me e ulet se baballaret tuajt te para '90-tes! Dhe sa per dieni, privatizimet behen per te lehtesuar barren e taksapaguesve e hapur tregun nga monopol shteti drejt ekonomise se tregut dhe nuk shiten HECet per ti mbyllur ne veprimtari. Mos na detyro te te konsiderojme si teper injorant dhe i djallezuar diten per diell!

Submitted by Mbiemrat kokeforte (not verified) on

Ah,

te gjoret keta mi(ni)strece!

Nuk kujtohen se avash avash po kalon gjysma e mandatit te tyre,

por dhe jo vetem qe s'po bejne dot gje, por as Fjalet e Bukura nuk ka nge t'ua degjoj njeri me tej!

Madje, po te vazhdojne me tej me keto llafe-lluqe pa prova, pa akuza konkrete te paraqitura me

dokumente ne prokurori, njerezit do fillojne te dyshojne: Mos ia kane ngarkuar

kot se koti Sali Berishes keta?!!!

Berishen e dine gjithe shqiptaret, por edhe Enverin e dinin te gjithe, ne vitete e para '90,

dhe tashme po ngrihen ca zera dhe i kerkojne...Amerikes te shikoj punen e vete,

se Enverin e dime ne se si ka qene!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.