Ky është shqiptari më i kërkuar nga policia greke. Publikohet fotoja e personit që plagosi 15 persona në një lokal nate në zonën e Pireut.

Postuar në 24 Nëntor, 2014 10:28

Ky është shqiptari më i kërkuar për momentin nga policia greke, e cila ka publikuar edhe foton e  të dyshuarit kryesor për sulmin me kallashikov në një lokalen nate në zonën e Pireut, mëngjesin e së dielës.

Prej kohësh policia greke nuk publikonte fotot e të kërkuarve, por rrezikshmëria e shqiptarit ka alarmuar strukturat e vendit fqinj. Në arkivat e policisë shqiptari figuron me dy emra, Armben Glodian dhe Albert Bako.

Sipas të njëjtave burime personi në fjalë është i datëlindjes 1983 dhe nuk përjashtohet që të dy emrat të mos jenë identiteti i tij i vërtetë.

Duke u gdhirë e dielë shqiptari u fut I armatasor në një lokal nate duke hapur zjarr me breshëri dhe duke plagosur 15 persona për arsye që ende nuk dihen. Pas ngjarjes ai u largua me një automjet taksi.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.