Arkiv-Lajme
Basha ngrohet nga protesta, i bën thirrje Ramës të kuptojë “situatën eksplozive” të vendit
I frymëzuar nga pjesëmarrja në protestën e 22 nëntorit, kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot Kryeministrit Rama të kuptojë ‘situatën eksplozive” të vendit, dhe i paraqiti atij një listë kërkesash për të ndalur rrënimin e mëtejshëm ekonomik.
Sabit Brokaj: Arvizu nuk bën mirë që ndërhyn për luftën dhe Hoxhën. Fyen ata që luftuan
Nuk i ka pëlqyer ish-ministrit socialist, Sabit Brokaj, ndërhyrja e ambasadorit amerikan për figurën e Enver Hoxhës në kuadër të luftës antifashiste. Sipas tij, ai duhet vlerësuar si komandant i Luftës Nacionalçlirimtare dhe dënuar për periudhën pas luftës. Në një intervistë për “Panorama”, Brokaj e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e ambasadorit Arvizu, që e cilësonte Enverin si një monstër.
Shqiptarët në Mal të Zi nënshkruajnë peticionin: “Stop diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë"
Të pakënaqur me gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe, janë shprehur shqiptarët në Malin e Zi. Ata kërkojnë nga institucionet shtetërore të vendit respektimin e të drejtës elementare të arsimit në gjuhën amtare. Në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi është duke u nënshkruar peticioni me moton “Stop diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë”, i cili në fund të këtij muaji do t’i dorëzohet Ministrisë së Arsimit, përfaqësive diplomatike dhe zyrës së Komisionit Evropian në Podgoricë.
L.V
Fund i recesionit, Antonis Samaras po shfuqizon pjesërisht shkurtimet e pagave
Kryeministri Antonis Samaras po i shfuqizon pjesërisht shkurtimet e pagave dhe debaton me trojkën për kushtet që duhet të zbatojë qeveria greke. Por “Deutsche Welle” shkruan se ekspertët e shohin optimizmin e Samaras me sy kritik. Sipas një shkrimi të saj, policët, ushtarët, roja bregdetare dhe zjarrifikësit grekë këto ditë mezi duhet ta presin rrogën e muajit dhjetor. Ata kanë të drejtë të rimarrin në këste të caktuara mujore rreth 50% të pjesës së rrogës që iu shkurtua në gusht të vitit 2012.
Takohen Thaçi e Mustafa, merren vesh për ndarjen e posteve
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë takuar në mbrëmje për të diskutuar hapat e mëtejshëm për marrëveshjen e koalicionit qeverisës mes dy partive.
Gazeta “Express” raporton se Thaçi dhe Mustafa, në një deklaratë të përbashkët, kanë sqaruar se ne këtë takim është folur për marrëveshjen për qeverisjen e dy partive në koalicion si dhe saktësimin e datës së mbajtjes së seancës së Kuvendit.
Obama “miraton” Hillary Clinton: ''Do të ishte një Presidente e madhe''
"Nëse Hillary do të vendosë të garojë për postin e Presidentes së SHBA-ve mendoj se do të ishte një kandidaturë e shkëlqyer". Kështu është shprehur presidenti Barack Obama në një intervistë për “Abc”.
"Mendoj se do të ishte një Presidente e madhe"- ka vijuar Obama ndërsa fliste për Clintonin, edhe pse kjo e fundit ende nuk është shprehur nëse do të garojë.
Ngjela e cilëson hapjen e bunkerit anti-bërthamor "një dredhi për të na hapur një muze të Enver Hoxhës"
Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër hapjen e bunkerit anti-bërthamor të regjimit të Enver Hoxhës, duke e konsideruar atë si një propagandë totalitare për të hapur ilegalisht një muze për Enver Hoxhën.
“Evropa e Lirë”: Thellohet varfëria në Maqedoni, 4 mijë persona ushqehen në kuzhinat popullore
Biljana Jarcevska, drejtoreshë e qendrës ndërkomunale për çështje sociale në Maqedoni, bën të ditur se rreth 4 mijë persona çdo ditë ushqehen në kuzhinat popullore të cilat janë të hapura për kategorinë më të rrezikuar në shtet.
“Deutsche Welle”: Media ‘‘autiste‘‘- gazetaria shqiptare e prirur drejt lajmeve brenda vendit
Në një kohë kur të gjitha mediat ndërkombëtare kanë në fokus kryesor të tyre influencën ruse ndaj Ballkanit perëndimor, sidomos pas deklaravete të kancelares gjermane, Angela Merkel mbi këtë temë në samitin e G20-s në Australi, në Shqipëri këto zhvillime thuajse nuk marrin vëmendjen e duhur nga media shqiptare. “Deutsche Welle” ngre pyetjen se përse në këtë çështje që prek Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, mediat informojnë pak. Sa është interesi i mediave e për pasojë i publikut shqiptar për ngjarjet që ndodhin jashtë territorit?
Mimi Kodheli jashtë garës. Mbetet në garë Monika Kryemadhi
Në studion e emisionit “Jamais Vu” këtë të shtunë, përballë gazetarit Mustafa Nano ishte Mimi Kodheli.