“Deutsche Welle”: Media ‘‘autiste‘‘- gazetaria shqiptare e prirur drejt lajmeve brenda vendit

Në një kohë kur të gjitha mediat ndërkombëtare kanë në fokus kryesor të tyre influencën ruse ndaj Ballkanit perëndimor, sidomos pas deklaravete të kancelares gjermane, Angela Merkel mbi këtë temë në samitin e G20-s në Australi, në Shqipëri këto zhvillime thuajse nuk marrin vëmendjen e duhur nga media shqiptare. “Deutsche Welle” ngre pyetjen se përse në këtë çështje që prek Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, mediat informojnë pak. Sa është interesi i mediave e për pasojë i publikut shqiptar për ngjarjet që ndodhin jashtë territorit?
Jonila Godole, pedagoge pranë departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës veçon lajmet e politikës dhe kronikës së zezë si më dominantet në interesin e publikut, por kjo vjen sipas perceptimit të gazetarëve. Ajo thotë për “Deutsche Welle” se mungesa e kritereve të përzgjedhjes së lajmeve nga bota, njësoj siç përzgjidhen lajmet brenda vendit ndikon në interesin e publikut ndaj këtyre lajmeve.
Për më shumë: http://www.dw.de/media-autiste-gazetaria-shqiptare-e-prirur-drejt-lajmeve-brenda-vendit/a-18079495
n.k
Add new comment