Sabit Brokaj: Arvizu nuk bën mirë që ndërhyn për luftën dhe Hoxhën. Fyen ata që luftuan

Postuar në 24 Nëntor, 2014 03:02

Nuk i ka pëlqyer ish-ministrit socialist, Sabit Brokaj, ndërhyrja e ambasadorit amerikan për figurën e Enver Hoxhës në kuadër të luftës antifashiste. Sipas tij, ai duhet vlerësuar si komandant i Luftës Nacionalçlirimtare dhe dënuar për periudhën pas luftës. Në një intervistë për “Panorama”, Brokaj e ka cilësuar të papranueshme deklaratën e ambasadorit Arvizu, që e cilësonte Enverin si një monstër.

Sipas tij, në këtë mënyrë Arvizu ka fyer dhe cenuar ata veteranë që kanë luftuar bashkë me të, ndërkohë që Hoxha u ka ardhur në ndihmë SHBA-ve dhe NATO-s kur largoi bazën ushtarake sovjetike nga gjiri i Vlorës, që ishte një kërcënim eventual për Perëndimin.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.