Minxhozi në “TCH”: Protesta e parë e suksesshme e PD-së

Analisti Skënder Minxhozi e ka vlerësuar si të suksesshme protestën e opozitës një ditë më parë. Duke folur në Top Channel, Minxhozi është shprehur se “është vërtetë e para protestë masive që opozita organizon që kur PD doli në opozitë”.
"Ka provuar edhe 3 herë të tjera të protestojë para zyrave të kryeministrit Rama: e para për rastin e Korçës për zëvendësimin e zv.kryeministrit; e dyta për rënien e monumentit të Enver Hoxhës; dhe e treta për skandalet e narkotrafikut të pretenduara prej saj. Në kundërshtim me këto tre protesta, që kanë qenë të dobëta dhe nuk kanë treguar asnjë puls, në këtë protestë PD ka qenë masivisht në shesh dhe mund të quhet e para protestë e suksesshme e saj, që vjen në kushte specifike pasi PD ndodhet jashtë Parlamentit. Megjithatë, pjesëmarrja qe masive dhe vërtetë e madhe” është shprehur Minxhozi.
Për më shumë: http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=288360#tab
n.k
Comments
Çthua or Minxhoz ku e pe
<p>Çthua or Minxhoz ku e pe pjesmarjen dhe suksesin e kësaj proteste do të thuash që po dole në tribunë dhe të bërtasësh e ke aritur suksesin shumë mjerane </p>
Add new comment