Konkurrenca: Të analizohet ekonomikisht çdo koncesion e të nxirret kostoja shtesë për konsumatorët

Postuar në 23 Nëntor, 2014 08:42

Autoriteti i Konkurrencës i rekomandon Ministrisë së Financave të bëjë analizën ekonomike të çdo koncesioni, në mënyrë që të nxirren kostot shtesë që paguan konsumatori. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Lindita Milo, thotë se çdo shtet njeh të drejtat ekskluzive, por këto shërbime jepen që t’i kryejë një kompani private në momentin që shteti është i paaftë, ose kur qëllimi është që të lehtësohen kostot për konsumatorin. “Jo vetëm që kostot janë shumëfishuar, por nëse më parë shteti e jepte falas pullën për ilaçet, tani ajo kushton më shtrenjtë edhe se e duhanit. Edhe pse deri më sot nuk ka hyrë në fuqi, kjo mund të ndodhë dita –ditës, gjë e cila rrit çmimin e barnave. Të gjithë këto shpenzime të sipërmarrjes futen te çmimi që malli i shitet konsumatorit” raporton “Vizion Plus”.

Njësoj si koncesioni i dhënë në vitin 2010 ku një kompani e vetme ka të drejtë të ofrojë shërbimin e pullave fiskale, janë edhe tre koncesione të tjera: skanimi i kontenierëve, markimi i karburanteve dhe kolaudimi i automjeteve. Edhe pse Autoriteti i Konkurrencës ka çuar dy letra në qeverinë shqiptare gjatë kohës që u bënë privatizimet ku shprehte mendimin në mbrojtje të konsumatorit, ai nuk është pyetur nga qeveria e atëhershme. Zhbërja e këtyre kontratave monopol sjell kosto të mëdha për buxhetin, pasi marrëveshjet janë miratuar në parlament. Mesatarisht ekonomia shqiptare paguan 80 milion euro për këto katër biznese.

http://vizionplus.al/konkurrenca-financat-te-nxjerrin-kostot/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.