Papa Françesk: Shteti Islamik, dera e dialogut të mbetet e hapur, paçka se praktikisht e pamundur

Postuar në 25 Nëntor, 2014 14:01

Kësaj here “mëshira kristiane” sfidon edhe ngjarjet konkrete. Edhe pse në realitet e sheh të pamundur, papa Françesku ka vlerësuar sot në mbrëmje duke u kthyer nga Strasbourgu, se as “Shtetit Islamik” nuk i duhet mbyllur dera e dialogut.

“Unë nuk them asnjëherë se gjithçka është e humbur, kurrë”, u ka thënë ai gazetarëve që e shoqëronin në avionin e tij, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth mundësisë së dialogut me grupin xhihadist, i cili ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian e sirian. Françesku po ashtu ka përsëritur deklaratën e tij të bërë në gjysmë të gushtit, kur kishte vlerësuar se aksionet e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë ndaljen e përparimit të “Shtetit Islam” janë të përligjura.

“Në raste kur ka ndonjë agresion të padrejtë, mund të them vetëm se është legjitime të ndalet agresori i padrejtë”, kishte deklaruar ai.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.