Kreu i Kuvendit Ilir Meta pro hapjes së dosjeve të Sigurimit: “Të hapen, por të mos cenohet siguria kombëtare”

Kreu i LSI-së, njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbështetur idenë e kryeministrit Edi Rama për hapjen e dosjeve të Siguerimit të Shtetit. “Unë jam dakord për një hapje, për transparencë pa asnjë diskutim duke mos cënuar parimet kushtetuese të cilat janë shumë të rëndësishme pasi e dimë problemet që kanë ndodhur në të kaluarën me ligjin lustracionin. Çdo hapje do të ishte pozivitive për t’i shërbyer transparencës në raport me opinionit publik për të gjithë ato raste kur nuk cënohet siguria kombëtare”, tha sot Meta për gazetarët.
s.z
Comments
E perse u rrezikuaka siguria
<p>E perse u rrezikuaka siguria kombetare nga hapja e dosjeve? Ke frike se mos na del edhe Obama me Putinin agjente te Sigurimit Shqiptar dhe kjo na e rrezikon Sigurine Kombetare. Ketyre te Rilindjes hem u ha e hem u djeg, jo po i hapim, jo po sipas kushtetutes, mire po i hapim, po kujdes sigurine kombetare pastaj. Hapini, or hapini se ka 25 vjet qe na cate trapin ju te gjithe politikanet shqiptare te pas viteve 90, se pothuajse te gjithe juve ne kazanin e corbes se Qoftelargut keni ngrene.</p>
O hajdut. Cfare lirie
<p>O hajdut. Cfare lirie kombetare cenohet nqs kriminelet e veshur me pushtet ekspozohen?</p>
Add new comment