Arkiv-Lajme
Albert Bako, pjesë e një grupimi nacionalist që kërkonte hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit
Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje Albert Bakos, personit që terrorizoi Pireun duke hapur zjarr në një lokal nate, me pasojë plagosjen e 11 personave.
Duke kërkuar të kuptojnë më shumë rreth profilit të tij, gazeta greke “To Ethnos” ka zbuluar se shqiptari ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas.
Kandidatët për mësues, 85% shprehen se janë të gatshëm të punojnë në fshat
Afati i aplikimeve në portalin “Mësues për Shqipërinë” tashmë ka përfunduar. Janë 2300 vende vakante që do të plotësohen përmes këtij procesi të shtrirë në rang kombëtar. Gazeta “Shqip” shkruan se në total, numri i aplikimeve ka arritur në rreth 4600.
Ajo që bie në sy është se rezulton se 85 për qind e aplikuesve shprehen të gatshëm për të punuar jashtë vendbanimit të tyre. Me 1 dhjetor( nesër) do të nisë edhe konkursi kombëtar ku konkurrentët do t’i nënshtrohen testimit.
Pas çmimit, skemë tjetër abuzive me importin e cigareve. Sërish buxheti i shtetit del më i humburi!
“Vizion Plus” raporton se gjatë muajit tetor, kohë kur u diskutua edhe rritja e akcizës, të dhënat flasin për një rritje me 67 % të importit të cigareve, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ose 518 ton. E gjithë kjo situatë bën që importuesit të zhdoganojnë cigaret me akcizën e vjetër ndërsa t’i shesin ato me çmimin e rritur, duke përfituar në mënyrë abuzive në kurriz të konsumatorëve. Akciza e cigares u rrit nga 90 në 110 lekë për pakete.
Kryeministri foli për 81 mijë vende pune. Ministri Veliaj sqaron sot: “Nga 81.352 vendet e punës, rreth 1/3 janë vende të reja pune”
Partia Socialiste premtoi 300 mijë vende të reja pune para se të vinte në pushtet dhe në progranmin e vet ka bërë një lloj ndarje sesi do të realizohet kjo gjë. Ka kaluar më shumë se një vit nga qeverisja e saj dhe debati për shifrat e punësimit nuk arrin të mbyllet nga asnjë statistikë. Kështu para disa ditësh, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri ndër të tjera tha: “81 mijë vende pune janë hapur sipas standardeve europiane, nuk punojnë në të zezë, por në të bardhë. Është një shifër tërësisht e verifikueshme, sepse është borderoja e shtetit shqiptar.
Zgjedhjet në PD, Arben Ristani fiton garën për Sekretar të Përgjithshëm
Ka përfunduar votimi dhe numërimi i votave për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Demokratike. Sipas rezultateve të lexuara nga Jemin Gjana, Arben Ristani ka dalë fitues ndaj kandidatëve të tjerë, Eduard Selami dhe Enkelejd Alibeaj.
Nga 262 vota të vlefshme, Ristani ka marrë 106 vota, Alibeaj 85 dhe Selami 71 vota. Për rrjedhojë Ristani është fitues dhe merr detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. s.z
Xhufi kritikon ashpër Presidentin Nishani: Nderoi klientët e oborrit të Sali Berishës dhe personalitete që ngjallin polemika
Pëllumb Xhufi, në një intervistë të shkurtër për gazetën “Shekulli”, lidhur me dekorimin e personaliteteve të Ballit Kombëtar, thotë se presidenti Nishani dekoroi klientët e “oborrit” të Berishës. Ai shprehet se personalitete të tilla si Bahri Omari, Abaz Kupi, Hysni Lepenica, apo Safet Butka, nuk kanë pasur një jetë drejtvizore dhe ngjallin polemika të shumta. Sipas tij vlerësimi i figurave të tilla, duhej bërë duke marrë më parë mendimin shkencor të Institutit të Historisë, apo të ndonjë institucioni tjetër.
Shlyerja e faturave, vetëm 1 milion dollarë përfunduan te bankat
Nga raportimet e bankave rezulton se 67 subjekte që kanë marrëdhënie biznesi me sektorin publik janë kredimarrës në banka në stade të ndryshme, sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë, përgatitur pas kërkesës për informacion nga revista ekonomike “Monitor”.
Për muajin shtator 2014, shlyerjet e detyrimeve të qeverisë ndaj këtyre subjekteve (klientë të bankave) raportohen në nivelin 22.8 miliardë lekë, ndërsa detyrimet e pashlyera ende, ndaj klientëve debitorë të bankave, janë në masën e rreth 20 miliardë lekëve.
Analistët në Kosovë: Koalicioni PDK-LDK, 2-3 vite jetë
Analistët në Kosovë nuk besojnë se koalicioni qeverisës i dy forcave kundërshtare PDK e LDK do të ketë jetëgjatësi. Madje, ata përcaktojnë edhe një afat që arrin në 2-3 vite. Sipas analistëve, koalicioni PDK-LDK ka dëshmuar edhe më herët se ka probleme sepse nuk ekziston besimi i ndërsjelltë. “Mungon besueshmëria e ndërsjellë dhe pas një kohe krijohet një hendek mes këtyre dy partive dhe në vend të një qeverie i kemi dy qeveri. Kjo gjë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, mirëpo mendoj se mund të ndodhë pas dy apo tri vjetësh”, thotë analisti Artan Muhaxhiri për “Radio Kosovën”.
Rikthehet Sarkozy!
Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi është zgjedhur në krye të partisë opozitare, UMP. Ky rikthim i tij vlerësohet si fillimi i rrugës së tij drejt presidencës. Sarkozi ka fituar 64.5 për qind të votave, në raport me rivalin e tij më të afërt, Bruno le Marie.
Sot zgjedhjet në PD, Selami, Ristani e Alibeaj kandidatë për Sekretarë të Përgjithshëm. “Panorama”: Paloka e Spaho nënkryetarët e rinj
Partia Demokratike mbledh sot për herë të parë Këshillin e ri Kombëtar që do të votojë për sekretarët, drejtuesit e departamenteve, sekretarit të përgjithshëm dhe të nënkryetarëve të PD-së. Me këto zgjedhje do të përfundojë dhe përtëritja e partisë më të madhe në opozitë. Rezultati i procesit pritet me interes për faktin se do të dëshmojë nëse ekipi i ri drejtues do të jetë me figura të qeverisjes së mëparshme apo me emra të rinj.