Kryeministri foli për 81 mijë vende pune. Ministri Veliaj sqaron sot: “Nga 81.352 vendet e punës, rreth 1/3 janë vende të reja pune”

Postuar në 30 Nëntor, 2014 08:54

Partia Socialiste premtoi 300 mijë vende të reja pune para se të vinte në pushtet dhe në progranmin e vet ka bërë një lloj ndarje sesi do të realizohet kjo gjë. Ka kaluar më shumë se një vit nga qeverisja e saj dhe debati për shifrat e punësimit nuk arrin të mbyllet nga asnjë statistikë. Kështu para disa ditësh, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri ndër të tjera tha: “81 mijë vende pune janë hapur sipas standardeve europiane, nuk punojnë në të zezë, por në të bardhë. Është një shifër tërësisht e verifikueshme, sepse është borderoja e shtetit shqiptar. Kur kemi folur për 300 mijë vende pune kemi ditur çfarë flasim, kemi thënë se bëhet fjalë për vende pune sipas konceptit europian. Besoj edhe më shumë sot se dje se do ta realizojmë”. Pra nuk bëhet fjalë për 81 mijë vende të reja pune në vetvete, ose nuk janë 81 mijë njerëz më shumë të punësuar realisht, por bëhet fjalë për formalizimin e të punësuarve në të zezë. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, e ka zbardhur më mirë se çfarë qëndron pas shifrës 81 mijë, e cila i konvenon shumë qeverisë, pasi kjo shifër shumëzuar për 4 vjet që është mandati, jep më shumë se 300 mijë vende pune. “Askush nuk është naiv të thotë se këto vende pune janë të gjitha të reja.  Por, nga 81.352 vendet e punës, rreth 1/3 janë vende të reja pune; 1/3 janë vende të zbardhura pune nga ekonomia e zezë falë kontributit të sindikatave që kanë denoncuar punën në të zezë, dhe 1/3 e mbetur janë të vetëpunësuarit e fshatit që kanë përfituar nga amnistia dhe po deklarohen për të pasur një pension dinjitoz nesër, njësoj si në qytet”, tha Veliaj gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e 5 të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Pra vende të reja pune si të tilla, janë diçka te 27 mijë. Ka një praktikë të ndërtuar nga Zyrat e Punës, që është edhe detyrim ligjor, përmes së cilës ndërmjetësohet kërkesa e qytetarëve për punë me biznese të caktuara. Madje bizneset janë detyruar që të shpallin vendet e lira të punës. Kjo me siguri për efekt statistikor dhe për nevoja të Zyrave të Punës që duan të jenë aktorë në punësimin e njerëzve, edhe pse ky i fundit, mbetet spontan dhe i paqëndrueshëm.  Këtu nuk po marrim në llogari deklarimn e PD-së për humbjen e vendeve të punës, çka me siguri do ta zeronte llogarinë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.