Arkiv-Lajme
Arjan Kadare, Genti Sejko e Nik Markola, kandidaturat për postin e guvernatorit të BSH. Kë prej tyre do të dekretojë presidenti Nishani?
Arjan Kadare, Genti Sejko e Nik Markola janë kandidaturat kryesore për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Tv Klan raporton se këto tre emra janë përzgjedhur nga presidenti i Republikës para se ai të dekretojë njërin prej tyre.
Arjan Kadare është një emër i njohur në fushën e ekonomi-financës. Ai aktualisht është pedagog në një institut privat në Tiranë dhe më herët ka qenë anëtar I Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Mbyllet pas 20 vitesh konkursi “Onufri”. Galeria e Arteve e zëvendëson me ekspozitën "100 vjet vizatim"
Konkursi “Onufri” i bërë traditë prej 20 vitesh nuk do të hapë dyert për këtë vit. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës është vendosur që sivjet ky konkurs të mos zhvillohet.
Në vend të tij Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur ekspozitën “100 vjet vizatim” ku prezantohen 150 punime të 74 artistëve shqiptarë.
Arsyet për heqjen e konkursit “Onufri” nga kalenderi i Galerisë së Arteve nuk dihen ende, ndonëse ky konkurs ka qenë një nga evenimentet më të rëndësishme të artit pamor që zhvillohej në çdo funddhjetori.
l.m
Greqi, nisin hetimet për çmimet e karburanteve. Ka të dhëna se tregëtarët po zhvasin konsumatorët, nuk reflektojnë uljen e bursave ndërkombëtare.
Çmimet e lartë të karburantëve në Greqi, pavarësisht rënies së madhe të çmimit në bursat ndëkombëtare kanë detyruar kryeprokurorin e Athinës të urdhërojë një hetim paraprak mbi tregun e naftës dhe produkteve të saj.
Objekt i hetimit do të jenë importuesit dhe pikat e shitjes me pakicë ku dyshohet se është konsumuar vepra penale e zhvatjes ndaj qytetarëve dhe kundravajtjes ligjore në lidhje me çmimet.
Presidenti serb Nikoliç, thotë se “Kosova është kusht i BE-së për anëtarësimin e Serbisë”
Presidenti serb Tomislav Nikoliç, ka deklaruar në një intervistë për televizionin serb, RTS, se Bashkimi Europian, e ka vënë si kusht për Serbinë, njohjen e Kosovës. Kjo në kuadër të procesit të integrimit të Serbisë, një vend, që ndodhet në kryqëzimin mes BE-së dhe Rusisë, por edhe në një kryqëzim të brendshëm me nacionalistët. “Gjatë vizitës së komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, dha një mesazh të qartë se Serbia nuk do të jetë pjesë e BE-së “derisa cështja e Kosovës të mos jetë zgjidhur”. Ai tha tekstualisht se: Ne nuk jua duam juve me një problem të pazgjidhur”, u shpreh Nikoliç.
Deputeti LSI-së,Tavo, propozon ndryshim në ligjin për ndarjen administrative
Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, ka propozuar një amendim në ligjin e sapomiratuar për ndarjen territoriale. Sipas këtij amendamenti propozohet që për bashkinë e Dropullit, të vendoset si qendër administrative, fshati Jergucat. Aktualisht si qendër është Sofratika.
S.z
Përparojmë 6 vende në indeksin e korrupsionit , por mbetemi në “zonën e kuqe” bashkë me Ekuadorin, Etiopinë e Malavin
Shqipëria ka përparuar disa vende në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi mbetet në zonën e kuqe të hartës së publikuar nga organizata Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014.
Shqipëria renditet në vendin e 110, duke u ngritur me 6 vende më lart nga renditja e një viti më parë. Të njejtën pozitë ka edhe Kosova, që ndodhet një vend më lart se viti i shkuar. Shqipëria dhe Kosova gjithësesi renditen të fundit nga vendet e Ballkanit në këtë listë.
Deputeti socialist Peza: “Dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit nuk janë zhdukur. Ruhen në gjendje të mirë”
Deputeti socialist Alfred peza ka deklaruar sot në debatin e zhvilluar në “Opinion” se informacioni se dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit janë zhdukur, nuk është i vërtetë. “Unë kam patur fatinqë të hyj në arkivën e dosjeve dhe ato janë aty në një sallë dhe ruhen madje në kushte të mira. Kështu që hajde ta bëjmë sa më shpejt këtë punë”, tha Peza. Deklarata se dosjet janë zhdukur ose kanë ndryshuar e ka bërë ish0shefi i SHIK-ut Fatos Klosi, një personazh që duket se është i painteresuar për hapjen e dosjeve.
s.z
FSHF reagon pas vendimit të Apelit të UEFA-s: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi në Arbitrazh
Ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit pas vendimit te Komisionit te Apelit te UEFA-s, me një deklaratë ku shprehet pakënaqësia për vendiminm dhe vazhdimin e kërkimit të drejëtsisë pranë Gjykatës të Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë.
Apeli i UEFA-s lë në fuqi vendimin për Serbi-Shqipëri. Akuza Platinisë për ryshfetin rus: Një Pikaso dhuratë
Asnjë ndryshim në frontin e betejës sportive me Serbinë. Komisioni i Apelit në UEFA ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Sipas Apelit, Shqipëria e humbet ndeshjen në tavolinë 0-3. Shkak për këtë vendim, sipas Apelit, është fakti që futbollistët shqiptarë nuk kanë pranuar të zbresin në fushë për të riluajtur ndeshjen. Po ashtu Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Serbisë, të cilës i hiqen 3 pikët dhe do të luajë dy ndeshje pa tifozë.
Pasuesi i ish-sekretarit të Mbrojtjes Hagel, presidenti Obama pritet të emërojë Ashton Carter
Ashton Carter mund të zëvendësojë Chuck Hagelin në postin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.