Arkiv-Lajme
Fullani pas seancës së pyetjeve: Jam i pafajshëm, në prokurori dorëzova një memo me versionin tim për ngjarjen
Ish guvernatori, Ardian Fullani i është përgjigjur pyetjeve të akuzës për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Ai të premten ka qëndruar për rreth 2 orë në Prokurori. Në dalje nga organi i akuzës Fullani ka deklaruar për mediat: “Jam i pafajshëm. Dorëzova në prokurori një memo me versionin tim për ngjarjen dhe iu përgjigja një liste me pyetje të prokurorit”. Kjo ishte hera e parë që Fullani u pyet për vjedhjen në Thesarin e Bankës së Shqipërisë, për të cilën edhe u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, e pas vendimit të Apelit u la i lirë, vetëm me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’.
Shkodër/ Banorët përleshje me policinë, nuk u lejuan të protestonin gjatë vizitës së kryeministrit
Protesta në Shkodër në prag të vizitës së kryeministrit Rama. “Balkanweb” njofton se në protestë janë hedhur sot banorët që iu prishën shtëpitë nga ndërtimi i parkingut të stadiumit të këtij qyteti. Këta banorë kanë dashur të protestojnë me pankarta në kohën që kryeministri Rama do hynte në pallatin e sportit, por nuk janë lejuar nga policia. Mësohet se ka pasur edhe përplasje mes banorëve e forcave të policisë.
L.V
Tragjedi në brigjet e Lampeduzës, në bordin e një gomoneje gjenden 17 emigrantë të vdekur
Agjencia italiane ANSA njofton se ka ndodhur një, tjetër tragjedi në det me emigrantët. 17 të vdekur në gomone, në brigjet e Lampeduzës, ky është edhe bilanci. Sipas ANSA, 17 emigrantë që ndodheshin në bordin e një gomoneje nga Libia drejt Italisë kanë gjetur vdekjen. Me shumë gjasa sipas autoriteteve kufitare, ata kanë humbur jetën nga çhidratimi dhe hipotermia. Kufomat janë gjetur rreth 100 milje në jug të Lampeduzës nga ekuipazhi i disa mjeteve të shpëtimit, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.
L.V
“Tribuna” e Kosovës: Debat për postin e kryeministrit, dështimi i marrëveshjes çon vendin në zgjedhje
Gazeta “Tribuna” shkruan se shtyrja e nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare në mes të PDK-së dhe LDK-së, po lë hapësirë që marrëveshja e 19 nëntorit mund të mos jetësohet. E padyshim, sipas artikullshkruesit Burim Xhemajli, dështimi i jetësimit të kësaj marrëveshjeje pritet ta çojë vendin në zgjedhje. Kjo për faktin se asnjëra nga partitë të cilat kanë mbetur jashtë përfshirjes së kësaj marrëveshjeje, nuk dëshirojnë t’i bashkohen PDK-së, në tentimin për t’i krijuar institucionet.
Ambasada/ Pasaportat e korrigjuara për fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi, nisin aplikimet
Nisin aplikimet për pasaportat biometrike me të dhëna të korrigjuara për të gjithë fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi. Lajmi është dhënë sot nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila njofton se, për këtë procedurë nevojitet pasaporta ekzistuese e fëmijës (biometrike), një certifikatë familjare (për të identifikuar gjendjen familjare dhe prindërit e fëmijës). Gjithashtu ambasada thekson se, nevojitet të bëhet pagesa prej 108 euro (+2,5 komision bankar) në bankën e Pireut me nr. llogarie 5053 052 306 404.
Thaçi e Vuçiç në Këshillin e Sigurimit: Jemi të përkushtuar të vazhdojnë bisedimet
Sipas “Zërit të Amerikës” kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thanë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se janë të përkushtuar të vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Por, ata shfaqën pikëpamje të ndryshme rreth zhvillimeve në Kosovë.
Një dokumentar tjetër për pasojat e supozuara të bombardimeve të NATO-s në Ballkan
Televizioni iranian, “Press Tv”, i ka kushtuar një dokumentar pasojave të bombardimit të NATO-s në luftërat ballkanike, pasoja që lidhen me përdorimin e municioneve me uran të varfëruar. Me producent Agim Abdulah, dokumentari “Balkan cancer”, nis me Bosnjen, fshatin Haxhiçi, ku u krye bombardimi i parë. Dëshmitarët që flasin janë persona që kanë qenë prezent në ngjarje, anëtarë të parlamentit të Bosnjes, drejtues të institucioneve të shëndetit publik, mjekë, të gjithë me origjinë serbe.
“Wikipedia” në syrin e kritikës për faktin se 90% e kontributorëve janë meshkuj. Mendohet se ndikon në paraqitjen e kërkimeve shkencore
“Wikipedia” bart një problem të natyrës gjinore”. Kështu shkruan “Live Science” që i referohet një statistike të gjithëpranuar, sipas së cilës 90% e kontributorëve në këtë enciplopedi, që ajo i quan “wikipedianë”, janë meshkuj. Në pamje të parë kjo mund të duket rastësi(!!!) por për disa është shprehi e seksizmit në internet. Madje, një studiuese, Julia Adams, nga Universiteti i Yale, ka nisur një studim, i cili financohet edhe nga National Science Foundation.
Basha: “PD-ja ka 105 mijë anëtarë. Në parti nuk ka gjueti shtrigash, ndonëse mundësia për të gabuar ekziston”
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Top-Story” se zgjedhjet në forumet e PD-së kanë rinovuar partinë, pa mohuar kontributet. “Nuk ka gjueti shtrigash në një parti që ka vendosur votën e lirë në themel të vendimmarrjes. Nuk ka. Mundësia për të gabuar ekziston, por është më e pakët duke parë mënyrën që u votua. Ftesa e lidershipit të PD në Gjermani nga kancelarja Angela Merkel është provë e vlerësimit të këtij modeli dhe synonte pikërisht afrimin me partitë e djathta evropiane”, tha Basha.
Kontroll falas i shëndetit për të gjithë qytetarët 40-65 vjeç
Kreu i qeverisë njofton se në të gjithë territorin e Shqipërisë do të nisë kontroll falas i shëndetit për të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në moshën 65 vjeç. Përveç kësasj, do të krijohet edhe një bazë të dhënas për shëndetin e popullatës në funksion të kurimit në kohë apo parandalimit të sëmundjeve. “Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t'i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre.