Arkiv-Lajme
Incident diplomatik mes Greqisë e SHBA-së. Amerikanët i referohen Maqedonisë me emrin kushtetues në takimin e koalicionit kundër ISIS
Vendimi i amerikanëve për t’ju referuar Maqedonisë me emrin e saj kushtetues në takimin e vendeve të koalicionit kundër ISIS që u mbajt në Bruksel ka shkaktuar incident diplomatik me Uashingtonit dhe Athinës.
Pala greke thotë se amerikanët kanë injoruar përpjekjet dhe thirrjet e diplomacisë greke për të mos legjitimuar qëndrime që bien ndesh pozicionin e Greqisë, por t’u referoheshin vendeve pjesëmarrëse në samit me emrat zyrtarë, të përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Rënia e çmimit të naftës, Rusia në pikë kritike? "MW": “Në një Luftë të re të Ftohtë, vende si Greqia apo Turqia do të shpëtohen njësoj si në vitet ‘60”
Rënia e pandalshme e çmimit të naftës po vjen në vështrim si një zhvillim me pasoja eventuale shumë të mëdha në vendet eksportuese. Kjo u theksua para disa kohësh në mediat ruse, në të cilat veprimet e një prodhuesi kryesor si Arabia Saudite që pavarësisht uljes së çmimit, vijon prodhimin,u krahasuan me lëvizje të ngjashme në vitin 1986. Gjithçka në kuadër të luftës ekonomike, e cila trajtohet me këtë frymë edhe nga prof. Martin Feldstein i Universitetit të Harvardit. Sipas tij rënia e mëtjeshme e çmimit të naftës do të ketë pasoja gjeopolitike, ku disa fitojnë dhe disa humbasin.
Propozimi “Kokëdhima”, Tritan Shehu thotë se mazhoranca po kërkon shpëtimin te hashashi
Tritan Shehu është përfshirë së fundmi në debate që lidhen me çështje me shumë rëndësi, por që në Shqipëri ende kalojnë pa shumë vëmendje. Një është ndryshimi legjislativ që i hap rrugë martesës brenda të njëjtit seks. Shehu ka qenë i ftuar në “Ora-News” ku ka folur për këtë çështje, por në diskutim e sipër është pyetur për propozimin e deputetit socialist Koço Kokëdhima për legalizimin e kanabisit. Ja çfarë thotë Shehu: “Për mua propozimi për legalizimin e kanabisit mendoj se dha mesazhin se mazhoranca e kërkon shpëtimin pikërisht këtu.
Kreu i KM-së së OST-së, Pajtim Bello: “Akuzat e opozitës për aksionin për energjinë, kanë prapavijë antishqiptare”
Pajtim Bello, kreu i Këshillit Mbikqyrës të OST-së, ish-zv.ministër ka dhënë dje një intervistë për gazetën “Dita” ku ka folur ndër të tjera për çështjen e energjisë, aksionet e policisë dhe akuzat e opozitës. Bello ka bërë një deklaratë të fortë që meriton vëmendje: “Duhet të jetë e qartë për të gjithë se i gjithë ky problem me vjedhjen e energjisë është krijuar në kohën kur kjo opozitë ka qenë në pushtet. Ajo ju vetëm e ka toleruar vjedhjen, por edhe e inkurajuar atë në mënyrë të ndryshme, pasi edhe vetë ka qenë pjesëmarrëse në vjedhje.
Presidenti akordon dekoratën “Nderi i Kombit” për Normalen e Elbasanit
Presidenti Bujar Nishani, i ka akorduar dje(datë 2 dhjetor) Shkollës Normale të Elbasanit, dekoratën “Nderi i Kombit”. Ceremonia është zhvilluar në mjediset e Universitetit të qytetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, pasi siç u shpreh Nishani “historia e ‘Normales’ dhe historia e këtij Universiteti nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri”. Dekorata i është dorëzuar rektorit prof. Liman Varoshi. Nishani ka mbajtur edhe një fjalë në të cilën ka folur për rolin që ka luajtur Normalja në arsimin e Shqipërisë.
s.z
Tjetër shuplakë nga Kushtetuesja. Rrëzohet ambicia e kryeministrit për të marrë drejtimin e plotë të Forcave të Armatosura
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit të Republikës, për të shpallur si antikushtetues ligjin e ri për drejtimin e Forcave të Armatosura. Konkretisht, Gjykata njofton se janë në kundërshtim me Kushtetutën pika 2 e nenit 9 ( Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura), nenin 12, pika ç dhe d(kryeministri...
“DW”: Nëse kriza do të vazhdojë do të duhet menduar edhe për rivendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak
“NATO-ja duhet të planifikojë me largpamësi dhe të jetë e përgatitur për gjithçka. Edhe për atë që Rusia me siguri nuk do të shohë duarkryq farkëtimin e "majave të shpatave"...A do të ketë në fund një garë armatimi mes Rusisë dhe NATO-s? Detyrë e 28 anëtarëve të NATO-s vitin e ardhshëm do të jetë të ruajnë unitetin dhe vendosmërinë”. Kështu shkruan në një koment të vetin redaktori i “Deutsche Welle”, Bernd riegert, që është i mendimit se aleanca duhet të tregojë vendosmëri përballë Rusisë.
Rusia bllokon importin e perimeve nga Shqiperia. Me çertifikata shqiptare futeshin edhe prodhime nga vende të BE-së.
Çertifikatat e prodhimeve bujqësore shqiptare përdoreshin nga një firmë çeke për të futur në Rusi perime nga vende të Bashkimit Evropian, për të cilat Moska ka vendosur embargo.
Sipas agjensisë ruse të lajmeve ITAR-TASS, ky fakt u zbulua nga një hetim i përbashket i autoriteteve ruse me palën shqiptare.
Ministria e Brendshme irakene hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e arrestimit të gruas së kreut të ISIS
Ministria e Brendshme e Irakut ka hedhur poshtë si të pavërtetë lajmin për arrestimin, dy ditë më parë, të njërës prej grave të Abu Kakr al-Baghdati, lideri i Shtetit Islamik. Sipas njoftimit të MB-së irakene bëhet me dije se gruaja e kapur nga shërbimi libanez, Saja al Dulaimi, nuk ka lidhje me kalifin në fjalë, ndonëse disa të afërm të saj janë të dënuar për terrorizëm. Sqarohet edhe se dy gratë e al-Baghdadit janë Asmaa Fawzi Mohammad Al Dulaimi dhe Israa Rajab Mahal Al Qaissi.
Në kufijtë ligjorë të mandatit të deputetit, PD shprehet se bojkoti do të vazhdojë. Përsëritet kërkesa për marrëveshje
Partia Demokratike nuk do të rikthehet në Parlament nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e saj. Këto kërkesa i ka ripërsëritur kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, sipas të cilit, PD-ja do të vijojë bojkotin edhe duke kaluar kufirin ligjor për djegien e mandateve në rast mungese në Parlament. “nëse nuk zbatohet ajo që ne kërkojmë, pra, një marrëveshje nën monitorim ndërkombëtar që kjo Qeveri, kjo mazhorancë të zbatojë ligjin dhe kushtetutën, atëherë ne, me atë të ashtuquajtur Parlament s'kemi asnjë lidhje”, u shpreh Paloka.