Rënia e çmimit të naftës, Rusia në pikë kritike? "MW": “Në një Luftë të re të Ftohtë, vende si Greqia apo Turqia do të shpëtohen njësoj si në vitet ‘60”

Rënia e pandalshme e çmimit të naftës po vjen në vështrim si një zhvillim me pasoja eventuale shumë të mëdha në vendet eksportuese. Kjo u theksua para disa kohësh në mediat ruse, në të cilat veprimet e një prodhuesi kryesor si Arabia Saudite që pavarësisht uljes së çmimit, vijon prodhimin,u krahasuan me lëvizje të ngjashme në vitin 1986. Gjithçka në kuadër të luftës ekonomike, e cila trajtohet me këtë frymë edhe nga prof. Martin Feldstein i Universitetit të Harvardit. Sipas tij rënia e mëtjeshme e çmimit të naftës do të ketë pasoja gjeopolitike, ku disa fitojnë dhe disa humbasin. “Humbësit e mëdhenj nga rënia e çmimit janë disa vende që nuk janë miq të SHBA-së dhe aleatëve të saj, si Venezuela, Irani dhe Rusia. Këto vende janë shumë shumë të varura nga të ardhurat nga ardhurat nga nafta...”, thotë Feldstein(http://www.marketwatch.com/story/cheap-oil-may-mean-regime-c...). Sipas tij, ulja e çmimit është lajm i mirë për SHBA-të që pritet të sjellë rritje të kërkesës. Pse sipas tij Arabia Saudite apo vende të tjera të Gjirit nuk preken? Jepen dy arsye: së pari kostoja e nxjerrjes është shumë e ulët dhe edhe me çmimin aktual, apo më poshtë, mund të ketë fitim dhe së dyti, rezerva financiare e këtyre vendeve është jashtëzakonisht e madhe, sa të lejojë mbështetjen e trasnformimeve ekonomike. Problemi kryesor është Rusia, si vendi më i madh dhe me peshë specifike të jashtëzakonshme në balancat globale. Kështu nëse çmimi do të shkojë në 60 dollarë/barrel, Putin nuk do të jetë në gjendje të financojë programet që i japin atij popullaritetin aktual. Dhe me rënien e popullaritetit parashikohet prirja për ndryshime politike. Duket se kësaj klime, fuqitë po i paraprijnë teksa përherë e më shumë po flasin për një Luftë të re të Ftohtë. Nëse kjo asimilohet si e vërtetë kryesore në një Rusi që po ndjen peshën e sanksioneve dhe të uljes së çmimit, nuk është çudi që të kalohet në një lloj nacionalizmi që do të shërbente fare mirë si alibi për krizën. Në këtë kuadër, “Market Watch”, para disa muajsh listonte 6 çështje kryesore ekonomike që duhen patur parasysh me Luftën e Ftohtë që po afron, si pasoja të mundshme të saj. 1. Përkeqësimi i ekonomisë europiane për shkak të uljes së shkëmbimeve tregtare me Rusinë si pasojë e sanksioneve; 2. Rriten çmimet e energjisë nëse përplasja me Rusinë do të riprodhojë atë që ndodhi me Lindjen e Mesme në vitet ’70; 3. Ekonomia ruse dobësohet, për shkak se ajo është e ndërtuar vetëm mbi burimet natyrore; 4. Rriten shpenzimet e mbrojtjes, çka mund të jetë mirë për industritë ushtarake; 5. Shtim i emetimit dhe qarkullimit monetar. Pika 6 ka interes edhe për vende të vogla si Shqipëria. Merret si shembull Greqia dhe rritja e peshës së partive të ekstremit të majtë si Syriza. Ja çfarë parashikon “MW”: “Pas Luftës së Ftohtë, planifikuesit strategjikë nuk shqetësoheshin më që vende si Greqia të kalonin nga e majta ekstreme. Po tani? Rusia përherë e ka parë këtë vend si aleat të ngushtë, kryesisht për portet në Mesdhe. Nëse rivalitetet gjeopolitike do të rikthehen, askush nuk do ta lërë Greqinë të falimentojë – është shumë e rëndësishme. E njëjta vlen edhe për Turqinë që kontrollon hyrjen në Detin e Zi. Dhe Egjipti me Kanalin e Suezit. Çdo vend me rëndësi gjeostrategjike do të shpëtohet, njësoj siç u bë në vitet ’60-’70”( http://www.marketwatch.com/story/6-economic-consequences-of-...).
s.z
Add new comment