Kreu i KM-së së OST-së, Pajtim Bello: “Akuzat e opozitës për aksionin për energjinë, kanë prapavijë antishqiptare”

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 17:42

Pajtim Bello, kreu i Këshillit Mbikqyrës të OST-së, ish-zv.ministër ka dhënë dje një intervistë për gazetën “Dita” ku ka folur ndër të tjera për çështjen e energjisë, aksionet e policisë dhe akuzat e opozitës. Bello ka bërë një deklaratë të fortë që meriton vëmendje:  “Duhet të jetë e qartë për të gjithë se i gjithë ky problem me vjedhjen e energjisë është krijuar në kohën kur kjo opozitë ka qenë në pushtet.  Ajo ju vetëm e ka toleruar vjedhjen, por edhe e inkurajuar atë në mënyrë të ndryshme, pasi edhe vetë ka qenë pjesëmarrëse në vjedhje.  Unë mund të them pa frikë se kjo sjellje e qeverisë së djeshme nuk ka qenë thjesht një vjedhje e kaq, është shumë më tepër, është një politikë antishtetërore që është ndjekur dhe akuzat e sotme të opozitës kanë një prapavijë antishqiptare”. Më tej Bello ka sqaruar se ku e shikon antishqiptarizmin e opozitës: “Ka disa pasuri të mëdha kombëtare me të cilat nuk mund të luhet. Unë në këto pasuri fus gjuhën, kulturën, tërësinë territoriale dhe pasuritë strategjike, në të cilat unë fus edhe energjinë. Të vjedhësh këtë energji do të thotë të prekësh interesat kombëtare. Fatkeqësisht në qeverisjen e kaluar janë cenuar rëndë këto interesa kombëtare. Kanë prapavijë antishqiptare se ata, pra opozita, është kundër ndërtimit të shtetit ligjor dhe të funksionimit normal të tij. Ish-qeveritarët e djeshëm duan që të vazhdojë vjedhja e energjisë dhe të mos dalin horrllëqet që ata kanë bërë kur ishin në pushtet. Gjë që nuk ka për të ndodhur”.

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.