Arkiv-Lajme
Gazeta serbe “Kurir” : Rama, për të dytën herë me antiplumb në Beograd
E përditshmja serbe “Kurir” në numrin e saj të sotëm i kushton faqen kryesore kryeministrit shqiptar Edi Rama. Në artikullin me titull “Paranoja, Rama kishte frikë se mos vritej në Serbi”.
Kurir shkruan se krysministri shqiptar mbante veshur një antiplumb gjatë vizitës në Beograd më 10 nëntor.
Referuar burimeve te gazetës artikulli thotë se Edi Rama do të mbajë antiplumb edhe gjatë vizitës së dytë në Beograd më më 16 dhjetor në samitin e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kinës.
Vangjel Dule në konferencën e Omonias: Të drejtat e minoriteteve në Shqipëri nuk respektohen. Duhet census i ri
Vangjel Dule kërkon marrjen e masave për një census të ri. Kreu i PBDNJ-së ka zgjedhur gjuhën greke të përshëndesë konferencën e 8-të të shoqatës “Omonia” dega Tiranë që po zhvillohet në hotel Tirana. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi hapur se të drejtat e minoriteteve në Shqipëri nuk respektohen, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka krijuar klimën e dëshiruar ngas minoritarët. Dule apeloi që këto të drejta të sanksionohen në ligj, ashtu siç rekomandojnë konventat ndërkombëtare. “Nuk është e vërtetë që Shqipëria është shembull në rajon sa i takon respektimit të drejtave të minoritetit.
Agjencia e Pronave mbush fondin për kompensimin fizik të ish-pronarëve. Shpallen parcelat për 99 komunat e vendit
Agjencia e Pronave ka në dispozicion për kompensimin fizik të ish-pronarëve 23.368 ha tokë. “Panorama” thotë se fondi i zeruar, pas vendimit të mëparshëm të qeverisë, i cili i mori AKKP 18 mijë ha tokë bujqësore që zotëronte për t’ia kaluar Ministrisë së Bujqësisë është mbushur sërish. Sipas shkrimit të botuar në “Panorama” kësaj herë bëhet fjalë për një sipërfaqe që shkon 23.368 ha tokë, që deri dje ishte në përdorim dhe shfrytëzohej nga njësitë e qeverisjes vendore.
Papulias dhe Davutoglu: Jemi dhe do të mbetemi fqinj, prandaj duhet të jemi fqinj të mirë
Kryeministrin turk Ahmet Davutglu viziton në Athinën. “Përshëndes mbledhjen e tretë të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi dhe këto takime ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të të dy vendeve”, theksoi presidenti i Republikës Greke, Karolos Papulias duke pritur në pallatin presidencial kryeministrin turk. Sipas agjencisë “ANA-MPA” Papulias theksoi nevojën e “forcimit të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare që duhet të karakterizojnë marrëdhëniet tona. Jemi fqinj dhe do të mbetemi fqinj, dhe prandaj do të duhet të jemi fqinj të mirë”.
BE ndalon "eksportin e terrorit" në Siri. Ndëshkim për të gjithë ata që duan t'i bashkohen ISIS, siç ndodhi me Kreshnikun nga Kosova
“Deutsche Welle” thotë se gjithnjë e më shumë të rinj radikalë nga Europa i bashkohen organizatës terroriste IS. Sipas saj ministrat e brendshëm Europianë duan t'u ndalojnë udhëtimin dhe t’i dënojnë më ashpër kur kthehen. “Deutsche Welle” shkruan se ministrat e brendshmë të BE vlerësojnë se rreth 3000 europianë luftojnë deri tani për ushtrinë e terrorit të IS. Por ata kanë rënë dakord që të ndëshkojnë të gjithë ata që duan t'i bashkohen organizatës terroriste, ashtu siç u bë me Kreshnik B. me origjinë nga Kosova dhe që u dënua një ditë më parë në Gjermani.
Prishtinë/ Qeveria e re gati në 8 dhjetor. Pritet ndarja e ministrive mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës
“Programet u harmonizuan, pritet ndarja e ministrive” Duket se këtë herë Kosova, pas një ngërçi të gjatë politik, është më pranë se kurë formimit të qeverisë së re. Gazeta “Zëri” informon se tanimë grupet punuese të partnerëve të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) e kanë përfunduar procesin e harmonizimit të programit qeveritar, ndërsa në fundjavë pritet që liderët e këtyre dy partive, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ta presin “pazarin” dhe të nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që formimi i institucioneve të reja të fillojë qysh të hënën më 8 dhjetor...
“Medalja e Mirënjohjes” për Vito Kapon. Dekorata e Qeverise kalohet në heshtje
Dekorohet Vito Kapo, qeveria i jep “Medaljen e Mirënjohjes” ish-ministres së Enver Hoxhës. Me këtë titull është hapur sot e përditshmja “Gazeta Shqipitare”. Megjithatë nuk ka pasur asnjë ceremoni me këtë rast duke e lënë të kalojë në heshtje. Ish-anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Vito Kapo është dekoruar nga qeveria me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin si pjesëmarrëse në luftën për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë.
Vdes Fabiola, ish-mbretëresha e Belgjikës
Ish-mbretëresha e Blegjikës, Fabiola, ka vdekur dje në moshën 86 vjeçare në kështjellën Stuyvenberg në Bruksel. E lindur me emrin Fabiola de Mora y Aragon, ajo vinte nga Spanja dhe u mratua me mbretin e Belgjikës, Baudouin, në vitin 1960. Qëndroi në fron deri në vitin 1993, kur edhe mbreti vdiq. Më pas kurora i kaloi Alberti që në vitin 2003, kunatit të saj, meqenëse çifti nuk pati fëmijë. Vetë Alberti abdikoi në vitin 2013 në favor të të birit Philippe.
http://www.bbc.com/news/world-europe-30353761
s.z
Kompania SNCF transportoi hebrejtë drejt kampeve të përqendrimit. Franca pranon të paguajë 60 milionë dollarë kompensim
SHBA dhe Franca kanë rënë dakord që një fond prej 60 milionë dollarësh të lëvrohet për të kompensuar viktimat e Holokaustit, që u transportuan drejt kampeve të përqendrimit me trenat e kompanisë franceze, SNCF. Bëhet fjalë për transportimin e 76 mijë hebrejve nga të cilët vetëm 3000 mbijetuan. Kjo marrëveshje u arrit pavarësisht disa opinioneve se kompania kishte qenë e detyruar nga nazistët. Mirëpo duket se pika e dakordësisë për këtë marrëveshje që do të duhet të votohet në Parlamtnin francez, është fakti se SNCF pret të marrë disa kontarta në SHBA, aty ku edhe janë ngritur akuzat.
“E mesmja e artë” e çmimit të energjisë. OSHEE aplikon me faturë afrofe, në çmim përfshihet edhe borxhi ndaj CEZ
Nëse do të ndiqej metodologjia e tregut për llogaritjen e tarifave të energjisë elektrike çmimi jo vetëm që nuk duhet të rritej, por edhe mund të ulej. OSHEE e pranoi publikisht se rritja e çmimit të energjisë është pjesë e një plani financiar për të shpëtuar kompaninë nga falimentimi sesa një tarifë e llogaritur mbi kostot reale të tregut.