BE ndalon "eksportin e terrorit" në Siri. Ndëshkim për të gjithë ata që duan t'i bashkohen ISIS, siç ndodhi me Kreshnikun nga Kosova

“Deutsche Welle” thotë se gjithnjë e më shumë të rinj radikalë nga Europa i bashkohen organizatës terroriste IS. Sipas saj ministrat e brendshëm Europianë duan t'u ndalojnë udhëtimin dhe t’i dënojnë më ashpër kur kthehen. “Deutsche Welle” shkruan se ministrat e brendshmë të BE vlerësojnë se rreth 3000 europianë luftojnë deri tani për ushtrinë e terrorit të IS. Por ata kanë rënë dakord që të ndëshkojnë të gjithë ata që duan t'i bashkohen organizatës terroriste, ashtu siç u bë me Kreshnik B. me origjinë nga Kosova dhe që u dënua një ditë më parë në Gjermani. Ministri i Drejtësisë së Gjermanisë Heiko Maas (SPD) thotë se do të paraqesë ligjin para Krishtlindjeve. "Tani jemi në gjendje si vende evropianë të transportojmë terror në vende të tjera. Ne nuk do të flemë në këtë situatë!" tha Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière në takimin me homologët e tij në Bruksel. "Prandaj ne duhet të përpiqemi të parandalojmë radikalizimin. Por nëse ai është aty, atëhere duhet t'u ndalojmë njerëzve mundësinë e udhëtimit. Nuk duam që ata të shkojnë të vrasin diku tjetër."
L.V
http://www.dw.de/be-do-t%C3%AB-ndaloj%C3%AB-eksportin-e-terrorit-n%C3%AB-siri/a-18113038
Add new comment