Arkiv-Lajme
Derbi me Tiranën, Partizani fiton 2-0. Droni mbi stadium akuzon Dukën për “gili-vili” me Platininë
Fitore e pastër e Partizanit 2-0, angazhim i jashtëzakonshëm i tifozerisë me mbi 10 mijë bileta të shitura, masa të jashtëzakonshme policore që kërkuan edhe kartën e identitetit për të lejuar hyrjen në stadium, por edhe akuza ilustrative ka pasur derbi i sapopërfunduar me Tiranën. Dy golat nga Nexhipi dhe Mazrekaj u shënuan që pjesën e parë. Përpjekjet e Tiranës rezultuan të pafrytshme.
Politika, heshtje për kandidatin e Nishanit për guvernator. Profili teknik, nuk lë shumë vend për “gërricje”
Kandidatura e dekretuar nga presidenti Nishani për guvernator të Bankës Qëndrore, Gent Sejko, nuk ka marrë menjëherë reagime nga politika, kryesisht nga mazhoranca që ka për hise ta miratojë apo ta rrëzojë. Duket se profili prej teknokrati i Sejkos nuk lë vend për “replika politike”, teksa askush prej krerëve të lartë dhe eksponentëve të mazhorancës nuk ka nxituar të shprehet. Ndërkaq, iniciativa për të hequr kushtin ligjor të nënshtetësisë shqiptare nga ana e shumicës, parathotë që ky kandidat nuk do miratohet. Por ka dhe një ngërç tjetër lidhur me emrin e përzgjedhur nga Nishani.
Një ngjarje mes profesorësh që na kujton “nevojën për të bërë shtet”
Hysamedin Feraj shkruan në “Panorama” për një ngjarje që ka ndodhur në Fakultetin e Shkencave Sociale. Feraj thotë se një shkrim i mëhershëm i një profesori të këtij fakulteti, prof. Dr. Aleksandër Kocanit, publikuar po në gazetën “Panorama”, ka provokuar reagimin e kupolës drejtuese, siç e përkufizon Feraj, rektorin Dhori Kule dhe dekanin e fakultetit, Dhori Karaj. Thotë Feraj: “Të sfiduar nga prof.
Robert Rogner: Çmenduria e investimit tim shqiptar 20 vjet më parë. Por më doli mirë
Një artikull i gazetës austriake WirtschaftBlatt ka patur për personazh sipërmarrësin austriak Robert Rogner. Me këtë mbiemër, kuptohet që fjala është për pronarin e hotelit në qendër të Tiranës, I cili rrëfen gati dy dekada më pas periperictë dhe “aventurën” e investimit në vendin më të varfër të lindjes komuniste. “Aty ku është hoteli tani, 20 vjet më parë kullosnin delet,” thotë Rogner. Edhe pse ngjalli çudi vendimi i sipërmarrësit për të investuar në Shqipëri, “ai ishte investimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë,” thotë sot themeluesi i kompanisë.
Shtypi publikon emrat e qeverisë së re të Kosovës: Mustafa kryeministër, Thaçi numri 2
Pasi është nënshkruar sot marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mundëson krijimin e qeverisë dhe institucioneve në këtë vend, mediat e Prishtinës kanë bërë publike listën e kabinetit të ri qeveritar.
Berisha rindërton kullën e familjes në Viçidol, punimet i ndjek Shkëlzeni, raporton Shekulli
Mund të quhet edhe kthim te rrënjët. Sali Berisha ka vendosur që të ringrejë kullën e familjes në Viçidol, raporton “Shekulli”. Shtëpia trekatëshe po ngrihet mbi themelet e kullës 100-vjeçare të Berishës, me ndihmën e rreth 20 punëtorëve, kryesisht nga Kosova të cilët kanë nisur të vënë në zbatim projektin e ri. Mësohet se nga ndërtesa e vjetër do mbesë vetëm një pjesë për t’u ruajtur si muze.
Kadri Veseli. Prishtinë, “njeriu i nëntokës” zgjidhet kryetar Kuvendi. Vetëvendosje del nga salla
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin mes kontestimeve të shumta. Kadri Veseli me 71 vota pro, 42 kundër dhe 1 abstenim u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Nënkryetar u zgjodhën Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca. Kundër Veselit kryetar votuan këta deputetë nga radhët e LDK-së: Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Adem Salihaj dhe Arben Gashi.
Seanca konstituive filloi pas nënshkrimit të marrëveshjes PDK-LDK për koalicion qeverisës për periudhën 2014-2018.
Vetëvendosja dhe NISMA kanë dalë nga salla. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha:
Nishani çon në Kushtetuese largimin e Çefës dhe Lelçajt. Ndërkohë, KLD me dy anëtarë të rinj
Presidenti Nishani si kreu i KLD-së nuk pajtohet me vendimin e parlamentit për shkarkimin e vartësit të tij Elvis Çefa dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shpallë antikushtetues komisionin parlamentar hetimor për KLD. Nënkryetari Çefa dhe anëtari Lulzim Lelçaj u shkarkuan më 23 tetor, ndërsa kërkohet që deri në një vendim përfundimtar nga gjykata të pezullohen vendimet e marra nga parlamenti që lidhen me KLD.
Atak kardiak në skenë, ndahet nga jeta këngëtari italian Mango
Shumë i pëlqyeshëm dhe me një vend të veçatë edhe në preferencat e publikut shqiptar për shumë vite, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare këngëtari i famshëm italian Giuseppe Mango. Mango ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës pasi pësoi një atak kardiak ndërsa performonte një nga këngët e tij më të njohura “Oro”, në një koncert në 'Pala Ercole' në provincën Matera. Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të marrë ndihmën e parë pasi mbërriti i pajetë.
8 Dhjetori, Dita e Rinisë. Përkujtohen studentët e Dhjetorit, aktivitete nga partitë politike
Sot përkujtohet 8 dhjetori, e quajtur Dita e Rinisë në Shqipëri, në kujtim të Lëvizjes Studentore të 24 viteve më parë. Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare me vendim parlamentar. Disa aktivitete janë parashikuar për ditën e sotme. Pak më herët nisi punimet mbledhja e 16-të e Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë me temë “Lidershipi rinor në vazhdim: ‘E shkuara dhe e ardhmja’”, organizuar nga OKB.