Shtypi publikon emrat e qeverisë së re të Kosovës: Mustafa kryeministër, Thaçi numri 2

Pasi është nënshkruar sot marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila mundëson krijimin e qeverisë dhe institucioneve në këtë vend, mediat e Prishtinës kanë bërë publike listën e kabinetit të ri qeveritar.
Të dy liderët e partive kanë falënderuar njeri-tjetrin dhe kanë konfirmuar vullnetin për të bashkëpunuar për 4 vitet ardhshme. Thaçi deklaroi se ky koalicion bëhet për të mirën e qytetarëve të Kosovës,për të përmirësuar rendin dhe sigurinë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se marrëveshja është në interes të Kosovës, prosperitetit, zhvillimit ekonomik. Qeveria e re:
Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa
Zv/Kryeministër Parë – Hashim Thaci
Zv/Kryeministër – Kujtim Shala
PDK
Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaci
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi
Ministria e Diasporës – Edita Tahiri
Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
7.Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani
Ministër i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Enver Hoxhaj
LDK
Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani
Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
Ministria e Financave – Avdulla Hoti
Minoritetet
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanovic
Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petrovic
Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcilar
a.k
Add new comment