Arkiv-Lajme

Julian Sinanaj akuzon prokurorinë dhe policinë për korrupsion dhe shkelje të drejtash

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:21

Edhe Julian Sinanaj është ankuar publikisht për korrupsion në polici, gjykatë e prokurori. Ai ka reaguar kur prokurori ka deklaruar në seancë se i janë gjetur dy granata, duke e cilësiar atë si gënjeshtër. Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë në atë që u quajt si grupi i tritolit, ka shtuar madje se vrasja e Sokol Veizit është mbyllur nga prokuroria e Vlorës dhe se një persona i zbuluar prej tij, nuk arrestohet.

Kthehen në KQZ Denar Biba dhe Ilirjan Muho?

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 03:43

“Shqiptarja.com” shkruan sot se mazhoranca e majtë do të rikthejë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Denar Bibën dhe Ilirjan Muhon. Sipas kësaj gazete, Muho pritet të japë dorëheqejn nga detyra e drejtorit të Hipotekave, kurse Biba tanimë është larguar nga Komisioni i Prokurimeve. Lajmi është ende i pakomformuar, por në çdo rast mazhoranca është e detyruar të plotësojë valancën në KQZ. Nëse një lëvizje e tillë ndodh, atëherë Lefteri Lleshi do të jetë kryetare e Komisionit edhe për zgjedhjet që po afrohen.
s.z

INSTAT: 104 mijë të punësuar më pak se në fillim të 2012-ës

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 03:39

INSTAT-i njofton se, pas publikimit në maj 2014 të shifrave të plota të popullsisë për vitet 2001-2014 (http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx ), të cilat reflektonin ndryshimet e popullsisë që vinin nga Censusi i Popullsisë dhe i Banesave 2011, ka rishikuar serinë kohore të Anketës Tremujore të Forcave të Punës.

Ja sa kërkohet të dënohen 10 nga të akuzuarit për vjedhjen në BSH. Mister destinacioni i parave te vjedhura ne thesar

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 03:29

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 10 nga të akuzuarit për vjedhjen e mbi 7 milionë dollarëve në Bankës e Shqipërisë. Për katër prej tyre është kërkuar dënimi me nga 5 vjet burg për seicilin, ndërsa për 6 të tjerë dënimi me nga 6 vjet burg për seicilin. Seanca për mbrojtjen në gjykatë është lënë për në datën 26 dhjetor. Por ndërsa hetimi implikimiin e të akuzuarve në për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë duket se ka bërë hapa përpara, destinacionin i parave të vjedhura në thesarin e shtetit mbetet ende mister.

Triumfi kthehet në turp. Edhe Godelli del pozitiv në antidoping. Qeveria besonte se kishte filluar rilindja e sportit!

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 03:00

Pas Romela Begajt edhe kampioni i botës Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv në testin A antidoping.  Peshëngritësi shqiptar që fitoi medaljen e artë në dygarësh gjatë kampionatit botëror që u zhvillua në Kazakistan dyshohet se ka përdorur substance të ndaluara.

Pozitiv ka dalë edhe peshëngritësi tjetër Hysen Pulaku, medalist në kampionatin Europian të të rinjve. Nëse dhe testi B antidoping do t’i nxjerrë peshëngritësist shqiptarë pozitiv atëherë Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon përjashtimin nga aktivitetet ndërkombëtare.  

Nexhmije Hoxha do ta refuzonte dekorimin nga qeveria. Thotë se do ta kthente mbrapsht medaljen.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 01:56

Nexhmije Hoxha mohon të jetë në listën e 100 veteranëve të luftës të dekoruar nga Ministria e Mbrojtjes me “Medaljen e Mirënjohjes”. E pyetur nga Gazeta Shqiptare nëse ajo ishte një nga emrat e përzgjedhur të qeverisë për t’u dekoruar me rastin e 70-vjetorit të Cllirimit, e veja e diktatorit thotë se nuk ka marrë asnjë medalje dhe nëse do t’ia jepnin do ta refuzonte dhe do ta kthente mbrapsht.

“Nuk jam dekoruar. Nuk kam marrë asnjë medalje. Madje po të ma jepnin nuk do ta pranoja, do ta refuzoja e do ta ktheja mbrapsht”.

Gjermania kërkon nga Serbia që të heqë Kosovën nga Kushtetuta

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 18:18

Europa, ose më mirë, një pjesë thelbësore e saj, si Gjermania dhe Austria, po dalin hapur me kushtin e Kosovës për anëtarësimin e Serbisë në BE. “Koha Ditore” shkruan se sipas gazetës “Novosti”, Gjermania i ka kërkuar Beogradit zyrtar që të harmonizojë kushtetutën me Marrëveshjen e Brukselit. Thënë ndryshe të hiqet pretendimi kushtetues-juridik i Serbisë për të drejtat mbi Kosovën. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë edhe zhvillimet para dhe pas vizitës së Edi Ramës në Beograd, dalin në një dritë të re.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ish-kryeministri bojkoton fjalën e kryeministrit

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 14:23

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka braktisur sallën ku zhvillohej pritja e organizuar nga OSBE-ja me rastin e ditës ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Berisha është larguar sapo ka marrë fjalën kryeministri aktual dhe e ka argumentuar këtë gjë, me faktin se “po fliste dhunuesi më i madh i të drejtave të njeriut në Shqiëri”. “Unë u largova sepse nuk mund të dëgjoja të fliste për të drejtat e njeriut Edi Ramën, që ka mbushur burgjet dhe paraburgimet me njerëz të të gjitha moshave, gjendjeve shëndetësore, si në asnjë vend tjetër në Evropë dhe në botë”, është shprehur Berisha.

Bashkë me dekoratat e reja (simbolikisht të rëndësishme) edhe disa teza origjinale historike nga Presidenti

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 12:38

Presidenti i Republikës sonë, pra të Shqipërisë, Bujar Nishani ka dhënë edhe sot disa dekorata. Ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh në Dhomën e Lordëve, në një pritje që rrallë ndodh me zyrtarët shqiptarë. Lidhur me dekoratat, Nishani ka akorduar “Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Fort të Nderuarin, Lordin Alan Watson të Richmond CBE; Fort të Nderuarin, Lordin Michael Bates; Sër Noel Malcolm. Me Dekoratën “Nderi i Kombit” zotin Alexander Duma dhe Dekoratën “Nënë Tereza” zotit David Lloyd.

Humb jetën në protestë një ministër i Autoritetit Palestinez

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 11:57

Një ministër palestinez ka vdekur në protestë pas përleshjeve me forcat izraelite në Ëest Bank. Ziad Abu Ein, ministër pa portofol, humbi jetën pas përleshjeve, por ende nuk ka një raport zyrtar për shkakun e vdekjes. Mediat citojnë dëshmitarë që thonë se ai u godit nga një bombë me gazlotësjellës, por theksohet se vdekja mund të ketë ardhur edhe nga kompliakacionet e Ein. Kreu i Autoritetit Palestinez, Abbas, e quajti humbjen e jetës së ministrit, një akt barbar, ndërsa drejtuesja e BE-së, Mogherini, kërkoi hetime të menjëhershme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme