Julian Sinanaj akuzon prokurorinë dhe policinë për korrupsion dhe shkelje të drejtash

Edhe Julian Sinanaj është ankuar publikisht për korrupsion në polici, gjykatë e prokurori. Ai ka reaguar kur prokurori ka deklaruar në seancë se i janë gjetur dy granata, duke e cilësiar atë si gënjeshtër. Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë në atë që u quajt si grupi i tritolit, ka shtuar madje se vrasja e Sokol Veizit është mbyllur nga prokuroria e Vlorës dhe se një persona i zbuluar prej tij, nuk arrestohet.
“Nuk kam pasur granata me vete. Kam pasur vetëm një pistoletë TT. Nuk bëhet gjyq me polici e prokurorë të korruptuar. Kam dokument që vërteton se nuk kam pasur asgjë tjetër. Unë bashkëpunëtor i drejtësisë, më janë shkelur të drejtat. Për nëntë muaj kam qëndruar i izoluar dhe nuk më është dhënë mundësia që të kem një avokat. Nëntë muaj me gjyqe mediatike. Nuk është arrestuar Eduart Leskaj, që më ka dhënë një sasi eksplozivi. Prokuroria nuk e ka arrestuar. Po ju them që më janë bërë presione psikologjike. Nuk luftohet kështu krimi i organizuar. Mos e mbuloni krimin e organizuar. Vrasja e Sokol Veizit është mbyllur nga Policia e Vlorës dhe prokuroria e di kush e ka mbyllur”, akuzoi Sinanaj, ndërsa gjykata i ndërpreu fjalën.
s.z
Add new comment