Arkiv-Lajme

Rusia nën goditjen ekonomike, çmimi i bukës drejt rritjes me 10%, rubla humbet 40% ndaj $, kurse inflacioni pritet të shkojë 10%

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 14:02

Rusia sa vjen dhe po prek më nga afër pasojat e sanksioneve. Kësaj radhe bëhet fjalë për rritjen në treg të çmimit të bukës, si pasojë dobësimit të rublës në masën 405 kundrejt dollarit amerikan. Sipas drejtuesit për komunikimet në supermarketet “O’Key”, Artem Glushchenko, çmimi i bukës në Rusi pritet të rritet në masën 5-10%, si pasojë e rritjes së çmimeve të miellit, grurit, sheqerit, lëndëve të para të importit, por edhe kostove të transportit.

Një mesazh i ri për raportet me Serbinë, kryeministri: “Do mbështesim Serbinë gjatë presidencës së OSBE-së. Nuk jemi armiq”

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 12:34

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur sot në pritjen e përvitshme që zhvillohet me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Ai ka bërë një panoramë të zhvillimeve në vendin tonë, duke u ndalur sidomos te procesi i integrimit dhe i reformave që po ndërmerr qeveria. Rama është ndalur edhe në marrëdhëniet me Serbinë, e cila merr së shpejti presidencën e radhës së OSBE-së. “Ne do të mbështesim Serbinë...me të cilin nuk jemi armiq”, tha kryeministri që ka shtuar se pret reflektim nga pala serbe edhe për çështjen e pakicës shqiptare në Preshevë.

s.z 

Qeveria pranon kërkesën e Nishanit, miraton shtesë 3 milionë lekë në buxhetin e presidencës

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 10:25

Qeveria shqiptare i është përgjigjur pozotivisht kërkesës së Presidentit të Republikës, për rritje të buxhetit të parashikuar për vitin 2015 për këtë institucion. Kështu në mbledhjen e datës 26 nëntor është vendosur që “presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin
2014, t’i shtohet fondi prej 3 000 000 (tre milionë) lekësh, për shpenzime korrente”, thuhet në vendim. Në kërkesën e tij, Presidenti theksonte se buxheti i parashikuar për viti. 2015 ishte 177 milionë lekë, ndërkohë që për viti. 2014, kishte qenë 183, 2 milionë lekë.
s.z

Çfarë kuptimi ka fotoja e Kryeministrit me papagall? Lubonja thotë se ai po tallet me një popull të varfër

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 08:39

Fotoja me papagall e Edi Ramës, postuar prej tij në “Facebook” vijon të komentohet, dhe edhe sot, Fatos Lubonja, ka dhënë një përshtypje që flet për faktin se kryeministri është ndoshta nga të paktët njerëz të lumtur në Shqipëri. Thotë Lubonja: “Sapo pashë këtë foto mu kujtua një tregim i Floberit, të cilin më është dashur t’ua komentoj disa nxënësve. Ka një libër ai, “Tri rrëfenja”, dhe është njëra prej tyre që titullohet: “Një zemër e thjeshtë” ose ndryshe “Një shpirt njeriu”. Ajo është historia e Felicitesë apo në shqip e Lumturisë.

INSTAT-i korigjon shifrat e punësimit në bujqësi

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 07:44

Në një lajm të djeshëm, njoftuam se, sipas INSTAT-it, rritja vjetore e vendeve të punës është 79 mijë, dhe se rritja ka ndodhur krejtësisht në sektorin jo-bujqësor (http://www.respublica.al/artikuj/2014/12/10/rritja-vjetore-e-vendeve-te-punes-79-mije-krejtesisht-ne-sektorin-jobujqesor )

Luftëtarët kundër Ebolas, përzgjidhen nga “Time” si Njeriu i Vitit 2014

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 07:44

Revista “Time” ka shpallur si njeri të vitit ata që i quan “luftëtarët kundër Ebolas”. Revista ka bërë edhe një shkrim shoqërues ku sqaron se përse personat në fjalë u përzgjodhën si njerëz të vitit. “Ata rrezikuan jetën dhe këmbëngulën, sakrifikuan dhe shpëtuan”, shkruan editorja Nancy Gibbs. Po kështu, Henry Gray, nga “Doktorët pa Kufij” është shprehur i lumtur për mirënjohjen, duke shtuar se do të ndihej më mirë kur edhe qendra e fundit për trajtimin e Ebolas të mbyllej dhe problemi të konsiderohej i mbyllur.

s.z

 

Vëzhgim/ “Komuna e Parisit”, modeli i shëmtuar i kapitalizmit urban shqiptar

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 06:38

Kjo që shohim në foto, njihet nga të gjithë si “Komuna e Parisit”. Ishte thjesht një rrugë. Tani jo më e tillë. Statistikat thonë se e gjithë zona mban 80 mijë banorë. E nëse statistikat nuk gabojnë kjo do të thotë që janë edhe nja 10 mijë makina në qarkullim. Kam shkruar edhe herë tjetër për këtë rrugë, a lagjje, merreni si të doni, e cila për nga kapaciteti është sa një qytet i madh i Shqipërisë, Shkodra apo Vlora. Megjithatë rruga nuk është më tepër se 6 metra e gjerë, ku herë hapet e herë ngushtohet. Përfundimi: nuk është as më pak e as më shumë se sa një rrugë fshati e asfaltuar.

Emri i guvernatorit të ri. A po i imponohet mazhoranca Nishanit?

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 05:45

Pak ditë pasi presidenti Nishani bëri publik emrin e Gentian Sejkos për guvernator të Bankës së Shqipërisë, kryeministri Rama i është drejtuar sërish selisë së presidencës për të takuar kreun e shtetit.

Burime nga presidenca thonë për ResPublica se në fokus të diskutimit ka qenë  kandidatura e propozuar nga presidenti Nishani për guvernator të Bankës së Shqipërisë, për të cilin mazhoranca ka shfaqur rezerva në qëndrimet e shprehura publikisht.

Shifrat e INSTAT për punësimin. Rama thotë se janë rezultatet i modelit të ri ekonomik që po zbaton qeveria.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 05:18

Kryeministri Rama ka komentuar në parlament shifrat e punësimit të publikuara një ditë më parë nga Instituti i Statistikave. Ai tha se rritja me 3.7 për qind e shkallës së punësimit lidhet me ndërtimin e një modeli të ri ekonomik nga qeveria dhe luftën që ajo ka ndërmarrë kundër informalitetit.

Kreu i qeverisë tha se rritja e të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe industrisë nuk është e rastësishme, por ka ardhur si rezultat I politikës së re të qeverisë në mbështetje të këtyre dy sektorëve.  

Porosia e Tahirit e Didit për 500 rekrutet që do zbresin në terren: Mos u bëni si kolegët që do gjeni në bazë, kujdes nga veset.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:50

500 studentët e Akademisë së Policisë kanë përmbyllur fazën e parë të rekrutimit në rradhët e policisë dhe do të nisin praktikën në terren pranë Drejtorive të Policisë në Rrethe.

Por para se rekrutët të zbresin në terren ata kanë marrë disa porosi të veçanta nga minstri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme