Rusia nën goditjen ekonomike, çmimi i bukës drejt rritjes me 10%, rubla humbet 40% ndaj $, kurse inflacioni pritet të shkojë 10%

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 14:02

Rusia sa vjen dhe po prek më nga afër pasojat e sanksioneve. Kësaj radhe bëhet fjalë për rritjen në treg të çmimit të bukës, si pasojë dobësimit të rublës në masën 405 kundrejt dollarit amerikan. Sipas drejtuesit për komunikimet në supermarketet “O’Key”, Artem Glushchenko, çmimi i bukës në Rusi pritet të rritet në masën 5-10%, si pasojë e rritjes së çmimeve të miellit, grurit, sheqerit, lëndëve të para të importit, por edhe kostove të transportit. Sipas kreut të Unionit të Grurit në Rusi, Askady Zlochevsky, çmimi i grurit lidhet me tregun që dominohet nga dollari, ndërkohë që rubla ka humbur 40% të vlerës. Janë pra disa faktorë që kanë vepruar si reaksion zinxhir në një vend, që sipas Bankës Qendrore, do të kapë inflacionin në masën 10% këtë fund viti.

http://www.themoscowtimes.com/business/article/price-of-bread-to-jump-du...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.