Çfarë kuptimi ka fotoja e Kryeministrit me papagall? Lubonja thotë se ai po tallet me një popull të varfër

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 08:39

Fotoja me papagall e Edi Ramës, postuar prej tij në “Facebook” vijon të komentohet, dhe edhe sot, Fatos Lubonja, ka dhënë një përshtypje që flet për faktin se kryeministri është ndoshta nga të paktët njerëz të lumtur në Shqipëri. Thotë Lubonja: “Sapo pashë këtë foto mu kujtua një tregim i Floberit, të cilin më është dashur t’ua komentoj disa nxënësve. Ka një libër ai, “Tri rrëfenja”, dhe është njëra prej tyre që titullohet: “Një zemër e thjeshtë” ose ndryshe “Një shpirt njeriu”. Ajo është historia e Felicitesë apo në shqip e Lumturisë. Feliciteja është një grua e thjeshtë, e cila ka shërbyer me shumë dashuri, ka dashur nipin, ka dashur një vajzë aty ku ka shërbyer. Është një njeri që jep dashuri pafund, por këta njerëz që do, i vdesin me radhë. Në fund fare, lidhjen e fundit që ajo pati, e kishte me nje papagall që quhej Luluja. Feliciteja, sa ishte gjallë papagalli, e donte si  fëmijën e vet sepse aty e projektoi dashurinë. Pastaj i vdiq papagalli dhe e ballsamosi. Dhe kur vdes Feliciteja, në vënd të pëllumbit i shfaqet papagalli si simboli i shpirtit të shenjtë, pasi dashuria për papagallin ishte shumë e madhe. Pra, këtë e thashë për të treguar se si e interpretoj papagallin. Ai kujtimi që më dha mua kjo foto, është ai kujtimi i nevojave që ka njeriu për të dashuruar, për të bërë mirë. Ne jemi popull i varfër dhe kemi nevojë që kryeministri të na dojë.  Mirëpo, tek ajo fotografia, ai duket shumë i kënaqur, nuk i mungon dashuria e njerëzve të tjerë dhe i kanë lënë papagallin. Ai duket i kënaqur se e do gjithë bota dhe papagallin e ka për t’u tallur. Ndërkohë që ne, një popull i varfër, kemi nevojë për një kryeministër që të na dojë. Të na japë një çikë më shumë dashuri, siç jepte ajo zemra e thjeshtë e Felicitesë. Ky është asosacioni që bëra unë“.  Përshtypje natyrisht që mund të marrin ndonjë përgjigje të radhës në “Facebook”.

s.z

Comments

Submitted by reformer1 (not verified) on

Fotoja ka ate kuptim qe ka dhe njekohesisht cdo kuptim qe mund ti japi secili prej nesh.

Pra cdo kush eshte i lire te japi versionin e tij.

Per mua eshte thjesht nje duf per njerzit, qe pasi i vune flaken Stambollit, kerkojne kreher per tu krehur.

Submitted by Dardan (not verified) on

Lubonja, na rrofsh saloqin, Ti e di mor edepsyz qe Luli eshte papagall. Nuk ka nevoje qe te jesh psikolog, thjesht dy tre fraza te degjosh nga ai dhe te del perpara nje majmun apo papagall qe perserit fjalet e mesuara nga padronet e vet. Edhe ti psh. je nje papagall i ndyre sepse perserit gjithmone tezat e padroneve te tu serbomedhenj!   Po tall popullin eeee? ca zhgarravine prej adoleshenti te prishur ne neper ferrat e serbo-greko medhenjve.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Papagalli njifet, po derri qe ka dale ne fotografi me papagallin si e ka emrin?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ai nuk eshte gje tjeter vecse nje "tr.p i kenaqun"! Shprehja e fytyres, si e nje te trashuri mendor. Boll te mendosh se si nje hajvanllek si ky , atij i duket gjetje, e kupton se sa rende dhe siperfaqesor eshte dhe se sa fu..ing seriozisht e paskemi marre.

Submitted by ALpini (not verified) on

Une do i thoja-kujto kadaffin sa pordhe qe kishte e si perfundoj-

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.