Arkiv-Lajme
Dashamir Shehi, thirrje PD-së: Mjaft më, të kthehemi në Kuvend. Ndryshe do marr vendim personal
Ka bërë thirrje të qartë që opozita të kthehet në Kuvend dhe t’i japë fund bojkotit, aleati i demokratëve, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Shehi është shprehu për Ora News se “bojkoti është si greva e urisë, greva nuk është për të vdekur, por për të sensibilizuar. Është për të kujtuar të tjerët që ne shkojmë deri në ekstremin e rezistencës dhe të luftës për idenë tonë. Edhe bojkoti nuk është për të ndenjur jashtë parlamentit dhe për të humbur mandatin, se do të ishte si greva e urisë që çon drejt vdekjes”.
Dhjetori ’90: Ngjela: “Klasa e vjetër u riciklua. Nuk ndodhi si në Greqi më ’74-ën”. Krasniqi: “U lanë jashtë me marrëveshje të përndjekurit dhe diaspora”
Çfarë ndodhi 24 vjet më parë në Shqipëri me lëvizjen e dhjetorit? Pse lëvizja u manipulua në përmasa të tilla, sa të mbante gjallë një tranzicion kaq të gjatë? Përgjigjet janë të shumta dhe do të kërkonin studime të tëra, por disa mbeten gjithsesi të pakontestueshme. Spartak Ngjela ka shprehur sot në “Studio e Hapur” mendimin se lëvizja në vetvete nuk përfaqësonte një ideologji, por ajo gjithsesi e bëri punën e vet, solli pluralizmin. Lëvizja sipas tij nuk mund të përfaqësonte politikisht diçka, ndaj edhe sipas Ngjelës, në këto kushte klasa politike e vjetër, ricikloi veten.
Rama në Bruksel: Çfarë mesazhi politik është ky? "Mos u mërzisni, në 5 vitet e ardhshme nuk do ketë zgjerim"
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Miqtë e Europës” që u mbajt në Bruksel kryeministri Rama e konsideroi si jo inkurajues qëndrimin e presidentit të Komisionit Europian për të mos patur zgjerim të BE-së në 5 vitet e ardhshme. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë, se proçesi i integrimit europian është e vetmja mënyrë për modernizimin e vendeve aspirante për anëtarësim.
Bamir Topi, pozitiv për kandidaturën e Sejkos në Bankën Qendrore: Shumica do bënte gafë nëse e rrëzon
Edhe pse në krye të një partie politike joparlamentare, kreu i FRD-së dhe ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, ka thënë të vetën duke vlerësuar emrin e ri të dekretuar nga presidenti Nishani për Guvernator. Duke folur për Vizion Plus, Topi është i mendimit se nëse mazhoranca nuk e miraton Genti Sejkon, kjo do të jetë një gafë e madhe për të. Topi ka folur edhe për bojkotin e opozitës, si një akt në dëm të shqiptarëve të cilët e votuan sepse mungesa e saj në parlament e lejon mazhorancën të veprojë sipas qejfit.
Stavros Dhimas propozohet për president i Greqisë. Një emër i njohur edhe për shqiptarët
Koalicioni qeveritar në Greqi ka propozuar si kandidat për president nënkryetarin aktual të Demokracisë së Re, Stavros Dhimas. Kandidatura e tij u bë publike nga kryeministri Samaras pas konsultimeve me liderin e PASOK-ut, njëherësh zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm, Evangelos Venizelos.
Gjermania nuk e ka dashur Vetëvendosjen në qeverisje? Kështu thotë bashkëpunëtori i Merkelit
Një arsye jo e vogël për ridimensionimin e pakteve politike qeverisëse në Kosovë, dhe prodhimin e formatit aktual me aleancën Mustafa-Thaçi, është se Gjermania nuk e ka dashur Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverinë e Kosovës. Prandaj në momentet e fundit, LDK vendosi të prishë koalicionin me partitë opozitare, për të nënshkruar një marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit. Kjo bëhet me dije nga deputeti gjerman Andreas Schockenhoff (foto), nënkryetar i grupit parlamentar CDU, “njeriu kryesor i kancelares Merkel për Ballkanin”.
Kreu i Parlamentit Europian Shultz, thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Së shpejti viziton Shqipërinë
Opozita shqiptare duhet të kthehet në Kuvend. Thirrja vjen nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shultz, sipas të cilit roli i një parlamentari është brenda në parlament, dhe jo jashtë tij. Deklarata e Shultz është bërë gjatë një konference për shtyp që ai ka mbajtur në Bruksel, bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Inflacioni vazhdon nën “dyshemenë” 2%
Banka e Shqipërisë ka si objektiv parësor të saj ta mbajë inflacionin mbi 2%, por poshtë 4%. Qysh prej korrikut 2013, inflacioni ka mbetur nën “dyshemenë” 2%. Per kete arsye, Banka e Shqiperise e ka ulur here pas here normen baze te intersit.
Çmimet e çuditshme të Ministrisë së Kulturës për letërsinë e vitit 2013
Në një korridor të ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, aty ku nuk para i hedh më sytë njeri, u dhanë çmimet letrare të Ministrisë së Kulturës. Ndodh që kur jepen çmime të rëndësishme, tundet ministria, edhe kryeministria madje. Se qëllon që e krahasojnë për nga rëndësia si një minifilial të Nobelit, e kjo nuk është pak. Po në këtë rast nuk të jepej kjo ide.
Çmimet e çuditshme të Ministrisë së Kulturës për letërsinë e vitit 2013
Në një korridor të ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, aty ku nuk para i hedh më sytë njeri, u dhanë çmimet letrare të Ministrisë së Kulturës. Ndodh që kur jepen çmime të rëndësishme, tundet ministria, edhe kryeministria madje. Se qëllon që e krahasojnë për nga rëndësia si një minifilial të Nobelit, e kjo nuk është pak. Po në këtë rast nuk të jepej kjo ide.