Gjermania nuk e ka dashur Vetëvendosjen në qeverisje? Kështu thotë bashkëpunëtori i Merkelit

Një arsye jo e vogël për ridimensionimin e pakteve politike qeverisëse në Kosovë, dhe prodhimin e formatit aktual me aleancën Mustafa-Thaçi, është se Gjermania nuk e ka dashur Lëvizjen Vetëvendosje në Qeverinë e Kosovës. Prandaj në momentet e fundit, LDK vendosi të prishë koalicionin me partitë opozitare, për të nënshkruar një marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit. Kjo bëhet me dije nga deputeti gjerman Andreas Schockenhoff (foto), nënkryetar i grupit parlamentar CDU, “njeriu kryesor i kancelares Merkel për Ballkanin”.
“Ne presim normalizimin gradual të raporteve. Ndaj ka qenë me rëndësi që në qeveri të mos jenë forcat nacionaliste, të cilat e refuzojnë këtë dialog. Por qëllimi i këtij dialogu është – që me siguri nuk do të shkojë tepër shpejt – që të rezultojë se Kosova është një shtet sovran dhe se duhet të jetë e pavarur edhe në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare”, ka thënë ai për Dojçe Vele.
a.k
Add new comment