Arkiv-Lajme
Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Një tjetër hap drejt njohjes së shtetit
Një hap më shumë ka hedhur Kosova në përpjekjet për njohje të mëtejshme ndërkombëtare, këtë herë në fushën e sportit. Vendi është pranuar sot në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ka qenë Besim Hasani, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), i cili ka konfirmuar se Kosova tashmë është pranuar si anëtare me të drejta të plota e KON. Lajmi është konfirmuar direkt në televizion gjatë një fjalimi që Hasani ka mbajtur në Monako, transmetim që e ka mundësuar KTV. Ky pranim pritet t’i hapë rrugën ndërkombëtare pjesëmarrjes së Kosovës në shumë aktivitete sportive.
a.k
Gjekmarkaj: “Askush nuk do nderonte në Itali ministrat e Duçes si këtu Vito Kapon”. Në fakt këtu Regjenca është rehabilituar
Agron Gjekmarkaj shkruan sot në “Panorama” i shqetësuar dhe i irrituar se qeveria i ka akorduar medalje Vito Kapos. Dhe në fakt është shumë irritues ky fakt, edhe për arsyen se dikush mund të pyesë ministren e Mbrojtjes, që do të duhet ta mirëkuptojmë se thjesht sa ka zbatuar një urdhër, se për çfarë i duhet Vito Kapos kjo medalje dhe se për cilën arsye kjo qeveri kërkon të shtojë edhe më salltanetin protokollar për persona ndaj të cilëve nuk mungon asosacioni negativ dhe ku historia ende flet përmes politikës?
Më në fund Kosova ka qeverinë e vet. Isa Mustafa kryeministër
Kosova ka më në fund qeverinë e vet. Pas muajsh të tëra negociatash dhe lëvizjesh politike, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar sot kabinetin qeveritar. Kryeministër është zgjedhur Isa Mustafa, ndërsa Hashim Thaçi mban funksionin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Hajredin Kuçi, një tjetër emër i njohur do të jetë ministër i Drejtësisë, ndërsa pakica serbe përfaqësohet me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, që do të jetë Aleksandër Jablanoviç. Më poshtë qeveria e Kosovës:
Isa Mustafa, kryeministër
Hashim Thaçi- zv.kryeministër
Kandidatura e Nishanit për Bankën Qendrore, Braçe e Majko shprehen kundër. “Duhej zgjedhur nga emrat e Bordit Mbikëqyrës”
Dy reagime nga PS lidhur me kandidaturën e guvernatorit të Bankës Qëndrore të propozuar nga presidenti Nishani, parathonë qëndrimin e mazhorancës mbi këtë çështje. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Erjon Braçe ka deklaruar sot se zgjedhja e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është një proçes kompleks që kërkon bashkëpunimin mes institucioneve. Duke u ndalur tek dekreti i Presidentit Nishani, Braçe tha se Guvernatori i ri duhet të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Kolaudimi i makinave, Rama prish monopolin e SGS-së. Do liberalizohet tregu
Kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për bërjen liberalizimin e shpejtë të kolaudimit të automjeteve, thotë gazeta Sot. Shkak për këtë ndërhyrje të beftë të Ramës mësohet të jetë bërë perceptimi negativ i qytetarëve për shërbimin që ofron kjo kompani si dhe raporti “Doing Business”, i cili i ka dhënë pikë negative Shqipërisë në këtë fushë, për shkak të pakënaqësive të shprehura nga vetë bizneset dhe individët lidhur me këtë shërbim të detyrueshëm.
Kushtetuesja rrëzon PD-në për ndarjen e re territoriale
Është rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese, kërkesa e Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale, ndërsa Kushtetuesja është duke shqyrtuar kërkesën e dytë të opozitës, shpalljen antikushtetues të reformës territoriale. Partia Demokratike zhvillon betejën e radhës me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, këtë herë për Territorialen.
SHBA/Republikanët dhe demokratët me dy raporte mbi punën e CIA-s pas 11 shtatorit. Sot publikohen 480 faqe që prekin edhe përdorimin e torturës
Publikimi sot, i një raporti 480 faqesh i Senatit amerikan, mbi metodat e përdoruar nga operativët e CIA-s në pyetjen e të dyshuarve si të lidhur me Al-Qaedan, është paraprirë nga marrja e masave të sigurisë në objektet amerikane në botë. Bëhet fjalë për një dokument që flet për atë që ndodhi pas 11 shtatorit e që është përfolur shumë, pra për përdorimin e torturës apo formave të tjera të dhunës/imit, në këmbim të marrjes së informacionit. Raporti është 6000 faqe, por duket se vetëm një pjesë e tij, do të publikohet.
Isa Mustafës “i kthehet” si akuzë, e kaluara si zyrtar i regjimit të vjetër jugosllav
E kaluara e Isa Mustafës si kryetar i komitetit ekzekutiv të Prishtinës para viteve 1990, thënë ndryshe si aparatçik i nomenklaturës së vjetër, i rikthehet kryeministrit të sapoemëruar në formën e akuzave nga kundërshtarët politikë.
Të gjithë kanë të drejtë të ndryshojnë mendim, por ndoshta jo deri në këtë pikë
Video e postuar nga “Tema” në “Youtube” jep pamje të Sali Berishës në dhjetor 1990 që flet para studentëve në Qytetin “Studenti”. Është një dokument historik që zbulon një rol të rëndësishëm të Ramiz Alisë në ngjarjet që shërbyen për vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Ka edhe më shumë vlerë kjo po të kujtohet, se para disa javësh, Berisha shkruante se ishte ftuar në Rumani, me rastin e 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, “si një nga liderët kyç në rrëzimin e komunizmit”.
Revista “Epikaira”: Greqia ka refuzuar dy herë kërkesën e Tiranës për t’u njohur me kordinatat e kërkimeve për naftë në detin Jon.
Çështja që vazhdon të mbajë pezull marërdhëniet mes Tiranës dhe Athinës është ajo delimitimit të kufirit detar. Me ardhjen në pushtet të koalicionit të majtë u fol për një rinegocim të marrëveshjes, por palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre duke bërë shumë pak hapa për zgjidhjen e çështjes.
Mediat greke kanë zbuluar së fundmi se qeveria shqiptare është treguar me aktive në këtë drejtim, duke i drejtuar dy kërkesa ekzekutivit grek, ku i kërkon kordinatat e sakta të kërkimeve për naftë në detin Jon dhe më konkretisht në veriperëndim të Korfuzit.