Kushtetuesja rrëzon PD-në për ndarjen e re territoriale

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 03:33

Është rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese, kërkesa e Partisë Demokratike për të pezulluar ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale, ndërsa Kushtetuesja është duke shqyrtuar kërkesën e dytë të opozitës, shpalljen antikushtetues të reformës territoriale. Partia Demokratike zhvillon betejën e radhës me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, këtë herë për Territorialen. Në këtë proces gjyqësor opozita përfaqësohet nga juristi Ivi Kaso dhe deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, ndërsa qeveria nga ministri i Shtetit për Cështjet Vendore Bledi Çuçi dhe deputetët Bashkim Fino e Armando Subashi.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.