Isa Mustafës “i kthehet” si akuzë, e kaluara si zyrtar i regjimit të vjetër jugosllav

E kaluara e Isa Mustafës si kryetar i komitetit ekzekutiv të Prishtinës para viteve 1990, thënë ndryshe si aparatçik i nomenklaturës së vjetër, i rikthehet kryeministrit të sapoemëruar në formën e akuzave nga kundërshtarët politikë.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka përdorur foltoren e Kuvendit për t’u drejtuar disa pyetje deputetëve të koalicionit PDK-LDK. Ai u ka kujtuar deputeteve të PDK se kryeministri i këtij koalicioni, Isa Mustafa, është “ish-ministri i Rrahman Morinës”, njeriu i nomenklaturës jugosllave në Kosovë. Sipas Haradinajt, PDK-ja e Thaçit ka ndihmuar Isa Mustafën për ta rrëzuar Fatmir Sejdiun nga pushteti dhe larguar nga partia. “A është kjo PDK-ja që të ndihmoi me rrëzu Fatmir Sejdiun, pasi siç duket sikur e rrëzuat atë natën, ashtu e bëtë edhe ju koalicionin”, ka shtuar deputeti i AAK-së. Sipas tij, deputetët të cilët e votuan Kadri Veselin për kryeparlamentar kanë qenë të shantazhuar për të vepruar ashtu, pasi disa prej tyre vazhdimisht e kanë akuzuar Veselin për disa vrasje.
a.k
Add new comment