Gjekmarkaj: “Askush nuk do nderonte në Itali ministrat e Duçes si këtu Vito Kapon”. Në fakt këtu Regjenca është rehabilituar

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 07:19

Agron Gjekmarkaj shkruan sot në “Panorama” i shqetësuar dhe i irrituar se qeveria i ka akorduar medalje Vito Kapos. Dhe në fakt është shumë irritues ky fakt, edhe për arsyen se dikush mund të pyesë ministren e Mbrojtjes, që do të duhet ta mirëkuptojmë se thjesht sa ka zbatuar një urdhër, se për çfarë i duhet Vito Kapos kjo medalje dhe se për cilën arsye kjo qeveri kërkon të shtojë edhe më salltanetin protokollar për persona ndaj të cilëve nuk mungon asosacioni negativ dhe ku historia ende flet përmes politikës? Dhe më tej, akoma, është shumë irritues fakti se ministrja e Mbrojtjes me shumë gjasë nuk do dijë të përgjigjet.

Për t’u rikthyer te Gjekmarkaj, të bie në sy një inkoherencë logjike që tradhton në të vërtetë ndarjen e thellë që ekziston sot në Shqipëri. Shkruan Gjekmarkaj: “Diçka e pashembullt, e paskrupullt dhe fyese po ngjet ndër ne. Diçka është kalbur në Shqipëri. Në asnjë vend demokratik nuk ndodh një gjë e tillë. Kush do të guxonte të dekoronte në Itali ministrat e Musolinit, gruan e Farinacit, Botait, Grazianit në Gjermani gruan e Himlerit, Geringut e gjerarkve të tjerë!? Jo vetëm që nuk ka ndodhur e nuk ndodh, por shumë prej pasardhësve të tyre, sidomos në Gjermani, ndonëse të pafajshëm, për etikë shoqërore u janë fshehur për jetë e mot syve të publikut. Në atdheun tonë jo vetëm që nuk ngjet një gjë e tillë, por po rishfaqet lufta e klasave në rrafshin e imazhit”. Dhe në fakt në asnjë vend nuk ndodh që një njeri si Mustafa Kruja, Ali Këlcyra, Anton Harapi, apo edhe Mit’hat Frashëri e Mehdi Frashëri të rehabilitohen. Kjo nuk do të thotë se për ta nuk duhet folur. Nëse do na thuhet se këta kanë patur një të kaluar si patriotë përpara se të bashkëpunonin me fashizmin, sapo i kemi dhënë argument tezës, se Enveri ishte i mirë gjatë Luftës. Por për këto nuk shkruan autori, që sjell këtu një pamje të historisë, sipas tij, Negativin e fotografisë së saj.  Dhe në fund si për ta vulosur këtë temë, Gjekmarkaj, bën edhe një kalim mbi figurat e krimit politik në historinë e Shqipërisë(vetëm të tillë sipas tij) që me një vështrim më nga afër, rezultojnë të gjithë nga Jugu dhe janë myslimanë(përveç Koçit). “Drakula ka qenë një figurë e rëndësishme e mesjetës ballkanike në luftërat antiotomane, po kurrë nuk ia ka dalë të rehabilitohet, edhe pse ishte një mbrojtjes i madh i vendit të tij, sepse e ndjek nga pas gjaku dhe barbaria, po aq Ali Pashanë e shumë më tepër Enverin, Mehmetin, Koçin, Kadriun apo Hysniun tonë me damat e tyre”, shkruan ai.  

s.z 

Comments

Submitted by Al tini (not verified) on

C'faj ka Gjekmarkaj qe kupola e komunizmit ishte myslimane dhe nga jugu?! Kuptohet qe ju duhet te sherbeni deri ne fund por mos u beni patetike dreqi e mori...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Great question.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.