Arkiv-Lajme
Drama e familjes Mango, edhe dy vëllezërit më të vegjël me goditje infarkti
Edhe në skenarët e filmave dramatikë do të quhej e tepërt, por këto që po ngjasin në familjen Mango e tejkalojnë dhe realitetin. Pas vdekjes së këngëtarit të njohur Xhuzepe (Pino) Mango nga një infarkt në skenë, dhe largimit të beftë nga jeta të vëllait të tij të madh për të njëjtën arsye, është mësuar se edhe dy vëllezërit e tjerë të Mangos kanë pësuar infarkt.
Rritja vjetore e vendeve të punës , 79 mijë –krejtësisht në sektorin jobujqësor
INSTAT-i njofton sot se, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.043.058 persona. Ky numër është rreth 79 mijë të punësuar më shumë se një vit më parë, ose 8.2% më shumë. Tabela e punësimit sipas burimeve administrative dhe të sektorit sektorit bujqësor tregon se rritja e vendeve të punës ka ardhur pothuaj krejtësisht nga të punësuarit në sektorin privat jobujqësor, që janë rritur 12.1%, krahasuar me një vit më parë.
Draft me 5 pika nga PE për zgjidhjen e krizës parlamentare. Kërkesë, miratimi i një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit
“Top-Channel” raporton se Parlamenti Europian i ka propozuar kryeministrit shqiptar një draft me 5 pika për arritjen e një marrëveshjeje me opozitën. Pika e parë flet për ndërprerjen e bojkotit, një pikë tjetër është miratimi i një ligji për dekriminalizimin e Parlamentit që do duhet miratuar brenda 6 muajve të parë të vitit 2015. TCH njofton se Kryeministri ka pranuar ato pika që nuk bien ndesh me Kushtetutën, por në kuadër të kërkesave të opozitës, më e rëndësishmja është dekriminalizimi i Parlamentit.
s.z
“Në Bruksel me ndjesinë pozitive të Shqipërisë së reformave”, shkruan Kryeministri. Një ndjesi që politika e ka përherë me të huajt
“Në Bruksel me ndjesinë pozitive të Shqipërisë që shihet me respekt për reformat e mëdha e rolin e ri në rajon”. Kështu shkruante dje kryeministri i vendit Edi Rama, ndërkohë që mediat raportuan se Parlamenti Europian apelonte për dekriminalizim të Parlamentit shqiptar. Mesazhi i kryeministrit risjell para qytetarëve rëndësinë e madhe që politika i jep pamjes dhe dukjes, imazhit para të huajve, ndërkohë që do të duhej që kjo ndjesi që ka kënaqur sedrën e Edi Ramës, të merrej dikur edhe brenda Shqipërisë. Çfarë ndjesie marrin qeveritarët e Shqipërisë nga vetë shqiptarët?
INUK vijon prishjet në Tiranë
INUK ka vijuar edhe sot me prishjen e ndërtimeve në Tiranë, përqendruar në zona kryesore të saj, si rr. "Nikolla Jorga", rr. "Gjin Bue Shpata". Objekt i prishjeve, të realizuara nga vetë pronarët, kanë qenë lokale të ndryshme, që ushtronin aktivitet në mjedise publike, si hapësira të gjelbra, apo edhe trotuare. Duket se pas ndërhyrjes së INUK, këto biznese do të jenë të detyruara të ushtrojnë aktivitetin brenda kufijve të lejuar për sipërfaqen. Biznese të vogla që ushtrojnë aktivitet prej vitesh e që janë kontribues në të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.
s.z
Paralajmërohen shkarkime masive në polici. Shumë efektivë rezultojnë me fatura të papaguara të energjisë. Rama: “Jam i vendosur të bëj shtetin modern”
Furtuna e shkarkimeve në administratë për shkak të faturave të papaguara të energjisë do të përfshijë edhe policinë e shtetit. Në forumin antikorrupsion të organizuar nga qeveria kryeministri Rama zbuloi se nga hetimet ka rezultuar se shumë efektivë të policisë së shtetit rezultojnë me fatura të papaguara të energjisë prej vitesh.
Thomas L. Friedman në NYT: CIA doli në dritë të keqe, por SHBA-të kanë dalë në një dritë të mirë
Publikimi i torturave të kryera në kurriz të të burgosurve dhe të dyshuarve për terrorizëm ka provokuar debat e ka trazuar shpirtra në SHBA. Por edhe është marrë si një gjest force që tregon superfuqia amerikane edhe në këto kohë të vështira për të. Gazetari Thomas L.
Raporti i senatit për CIA-n, zbardhen torturat e përdorura nga agjencia. Presidenti Xhorxh Bush u informua vetëm në prill të 2006-ës
Raporti i senatit amerikan për teknikat hetimore të CIA-s ndaj të dyshuarve për terrorizëm kanë dhënë material të bollshëm për të gjitha mediat. “CNN” rendit teknikat e torturës që përfshijnë, simulmim ekzekutimi, ekspozim në të ftohtë, djegie me cigare në fytyrën e të dënuarve, përdorimi i ujit të ftohtë, ujit në rrugët e frymëmarrjes së ndaj një personi të lidhur, izolim në errësirë të plotë dhe nën efektin e muzikës për 24 orë pandalur, kërcënim ndaj të dënurave me sigurinë e familjarëve, përfshi fëmijët apo përdhunimin e femrave të familjes, lënie pa gjumi për 78 orë në një rast.
Forum për luftën kundër korrupsionit. E organizon qeveria
Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, që është edhe koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, ka organzuar sot një forum për këtë temë. Forum i cili është asistuar nga kryeministri dhe mnistrat e kabintetit qeveritar dhe ku ministrat kanë rapotuar për luftën që po zhvillojnë ndaj korrupsionit. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli p.sh foli për hartimin e rregulloreve, për ndërhyrje reale, por pa përmendur dështimin me ligjin e ri për Forcat e Armatosura, apo edhe çështjen ndaj paraaerdhësit të vet, Arben Imami.
Komunikata e DASH: Presim që Mustafa të bashkëpunojë ngushtë me Jahjagën
Departamenti amerikan i shtetit përgëzoi Kosovën për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë. Në një komunikatë për shtyp, thuhet se “koalicioni qeverisës dhe procesi që çoi në formimin e tij, dëshmon, fleksibilitetin dhe vitalitetin e institucioneve politike e demokratike të Kosovës”. “Ne i duartrokasim presidentes Jahjaga për lidershipin e vendosur për të siguruar që tranzicioni të bëhet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.