Komunikata e DASH: Presim që Mustafa të bashkëpunojë ngushtë me Jahjagën

Departamenti amerikan i shtetit përgëzoi Kosovën për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë. Në një komunikatë për shtyp, thuhet se “koalicioni qeverisës dhe procesi që çoi në formimin e tij, dëshmon, fleksibilitetin dhe vitalitetin e institucioneve politike e demokratike të Kosovës”. “Ne i duartrokasim presidentes Jahjaga për lidershipin e vendosur për të siguruar që tranzicioni të bëhet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”. “Ne e përgëzojmë po ashtu kryeministrin Isa Mustafa dhe presim të punojmë ngushtë me të dhe kabinetin e tij të ri në përballjen me shumë sfida që ndodhen para Kosovës dhe rajonit”, thuhet në komunikatë.
L.V
Add new comment