Drama e familjes Mango, edhe dy vëllezërit më të vegjël me goditje infarkti

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 10:33

Edhe në skenarët e filmave dramatikë do të quhej e tepërt, por këto që po ngjasin në familjen Mango e tejkalojnë dhe realitetin. Pas vdekjes së këngëtarit të njohur Xhuzepe (Pino) Mango nga një infarkt në skenë, dhe largimit të beftë nga jeta të vëllait të tij të madh për të njëjtën arsye, është mësuar se edhe dy vëllezërit e tjerë të Mangos kanë pësuar infarkt.

Mikele dhe Armando, dy vëllezërit më të vegjël të këngëtarit shkuan ditën e djeshme në spital tek vëllai i madh pa e ditur lajmin e vdekjes. Por në momentin që morën vesh që vëllai i tyre kishte ndërruar jetë ata janë goditur nga infarkti dhe janë shtruar me urgjencë në spital. Mikele dhe Armando janë kompozitorë të disa prej këngëve të Mangos. Një “epidemi” e trishtueshme goditjesh kardiake për familjen Mango. Ndërkaq, është zhvilluar ceremonia mortore për kantautorin e ndjerë, në qytetin e tij të origjinës Lagonegro të rajonit të Bazilikatës. Gjatë përcjelljes së arkivolit mijëra qytetarë e kanë nderuar me duartrokitje.  

a.k

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

<p>Nje nga kengetaret e mi te preferuar,ZOTI e marrte ne QIELL.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.