“Në Bruksel me ndjesinë pozitive të Shqipërisë së reformave”, shkruan Kryeministri. Një ndjesi që politika e ka përherë me të huajt

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 07:11

“Në Bruksel me ndjesinë pozitive të Shqipërisë që shihet me respekt për reformat e mëdha e rolin e ri në rajon”. Kështu shkruante dje kryeministri i vendit Edi Rama, ndërkohë që mediat raportuan se Parlamenti Europian apelonte për dekriminalizim të Parlamentit shqiptar. Mesazhi i kryeministrit risjell para qytetarëve rëndësinë e madhe që politika i jep pamjes dhe dukjes, imazhit para të huajve, ndërkohë që do të duhej që kjo ndjesi që ka kënaqur sedrën e Edi Ramës, të merrej dikur edhe brenda Shqipërisë. Çfarë ndjesie marrin qeveritarët e Shqipërisë nga vetë shqiptarët? Kjo është një pyetje që meriton një përgjigje.
s.z

Comments

Submitted by lavdosh (not verified) on

<p>Ju a them une ndjesite:</p><p>- Rama duket serioz per ndertimin e shtetit. Urime</p><p>- Keshille per Ramen: cdo reforme qe bene do shumezohet me zero nqs nuk bene reformen ne drejtesi dhe nuk behet drejtesi per 21 Janarin, Gerdecin, 1997 dhe shume te tjera</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.