Thomas L. Friedman në NYT: CIA doli në dritë të keqe, por SHBA-të kanë dalë në një dritë të mirë

Publikimi i torturave të kryera në kurriz të të burgosurve dhe të dyshuarve për terrorizëm ka provokuar debat e ka trazuar shpirtra në SHBA. Por edhe është marrë si një gjest force që tregon superfuqia amerikane edhe në këto kohë të vështira për të. Gazetari Thomas L. Friedman ka shkruar për gazetën New York Times një artikull me titullin “Sidoqoftë, ne jemi prore amerikanë”, dhe në të ka theksuar se Amerika mbetet ende një far i lirisë në botën e sotme; ndryshe, “njerëzit e vendeve të tjera nuk do të viheshin në rresht për të aplikuar për t’u bërë rezidentë të SHBA-ve, nuk do të merrnin rrugën për në SHBA hipur në barka kartoni e nuk do të kishin këtë besim që kanë tek ushtarët e diplomatët tanë”. Si provë e faktit që Amerika është një vend i madh e magjepsës është, sipas T.L. Friedman-it, edhe zgjedhja e një njeriu me ngjyrë me baba mysliman në krye të vendit në një kohë që nuk kishin kaluar shumë vite nga momenti që terroristët islamikë bënë atë që bënë më 11 shtator 2001; apo edhe publikimi i këtyre ditëve i zullumeve e të pabërave të strukturave të sigurisë së SHBA-ve.
Thomas L. Friedman e mbyll artikullin me fjalët e John McCain-it: “Ne jemi amerikanë, dmth të ndryshëm, më të fuqishëm e më të mirë se sa ata që duan të na shkatërrojnë neve”. Për ata që njohin anglishten, shkrimin e plotë mund ta gjejnë në linkun http://www.nytimes.com/2014/12/10/opinion/thomas-friedman-were-always-still-americans.html?hp&action=click&pgtype=Homepage&module=c-column-top-span-region®ion=c-column-top-span-region&WT.nav=c-column-top-span-region&_r=0
Re.Pu.
Add new comment